Delegacioni i PE garanci Topallit per heqjen e vizave
TIRANE-Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, i kryesuar nga Presidenti i tij, Eduart Kukan gjatë takimit sot paradite në Tiranë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli u shprehen të impresionuar me arritjet e Shqipërisë për plotësimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin e vizave.
“Jemi të impresionuar nga arritjet e vendit tuaj në plotësimin e detyrimeve teknike që lidhen më heqjen e vizave”, tha sot Eduard Kukan, Presidenti i Komisionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, citon faqja zyrtare e Kryetares së Parlamentit.
Zoti Kukan tha se “ajo që pamë dje në Tiranë, mbi instrumentat teknikë që lidhen më heqjen e vizave ishte shumë impresionuese për të gjithë”.
Edhe eurodeputetja Tanja Fajon tha se “nga muaji dhjetor Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme në plotësimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin”.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, zoti Kukan dhe delegacioni i eurodeputetëve shprehën mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për shqiptarët.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi angazhimin dhe kontributin e vyer të Parlamentit Europian në përkrahje të arritjes sa më të shpejtë të objektivave integruese të Shqipërisë.
Topalli tha se tha se qeveria e parlamenti po punon fort në plotësimin e të gjitha detyrimeve për këtë prioritet kaq të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të izoluar prej shekujsh.
“Shqipëria dhe shqiptarët, tha ajo, e meritojnë heqjen e vizave pasi, detyrimet teknike janë plotësuar dhe vokacioni proeuropian i shqiptarëve është një promotor zhvillimi.Asnjë individ nuk mund të pengojë arritjen e kësaj ambicjeje të madhe.”
Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Kukan biseduan mbi intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian për përshpejtim të proceseve integruese, në mënyrë që Shqipëria të bëhet sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian.
Gjatë ditës së sotme zyrtari i lartë i PE-së pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE.
Axhendën e vizitës së tij z. Kukan dhe delegacioni që ai kryeson e nisi ditën e djeshme, kur pas mbërritjes në Tiranë, zhvilloi takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku u u njoh me arritjet e bëra gjatë këtij procesi përsa i përket sigurisë së kufijve dhe pajisjes me pasaporta biometrike të qytetarëve.
Po gjatë ditës së djeshme, Kukan u prit nga kryetari i PS-së, Edi Rama, me të cilin bisedoi rreth situatës aktuale në vend.
(d.b/BalkanWeb)