E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapen me 2 kg heroinë kushërinjtë nga Vlora

Operacioni “Dalja”

Dy të rinj nga Vlora janë arrestuar dje ndërsa transportonin për në qytetin e tyre dy kilogramë heroinë. Policia e Fierit në bashkëpunim më strukturat speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë organizoi dje operacionin “Dalja”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, në dalje të qytetit të Fierit dy djem xhaxhallarësh. Altion Troka, 22 vjeç, dhe Rafael Troka, 23 vjeç, të dy lindur e banues në Vlorë, u ndaluan nga një postbllok policie në vendin e quajtur Rrepet, në daljen perëndimore të qytetit të Fierit. Policët ushtruan kontroll në autoveturën e tyre tip “Peugeot” me targa VL4248C dhe poshtë ndenjëses së pasagjerit gjetën katër qese plastmasi me heroinë. Policia kishte informacion se dy të rinjtë nga Vlora do të blinin një sasi droge në Fier për ta çuar më pas në Vlorë e më tej në Itali. Burime policore bënë të ditur se nga marrja në pyetje e të arrestuarve është zbuluar edhe një pjesë e rrjetit të trafikut të drogave të forta që vepron në Fier dhe në Vlorë dhe se pas verifikimit të informacioneve do të ketë edhe arrestime të tjera.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›