E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Protesta masive per transparencen e zgjedhjeve

TIRANE- Partia Socialiste refuzon komisionin hetimor për zgjedhjet dhe deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike përfshirë këtu dhe protestat masive për të arritur qëllimin e transparencës së zgjedhjeve.

"Partia Socialiste e refuzon këtë komision hetimor, si një komision të ngritur me shkelje flagrante të ligjit, dhe si i tillë, ai, jo vetëm që nuk mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, po përbën në vetvete objekt hetimi."

"Partia Socialiste është e vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve.Ne do të përdorim cdo mjet demokratik përfshirë protestat dhe manifestimet masive për të arritur një të drejtë kushtetuese dhe ligjore, atë të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral."- deklaroi deputetja socialiste Arta Dade ne nje prononcim per shtyp te dhene sot paradite nga selia roze.
( vazhdon)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›