Bosch: Nje Komision Hetimor i njëanshëm, i padobishëm
TIRANE-Pasi ka kryer urimin në kryegjyshatë me rastin e Festës së Novruzit, Përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri Robert Bosch është deklaruar sot për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit nëpërmjet një komisioni hetimor ngritur nga Parlamenti.
Pak ditë pas miratimit në Kuvend për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor dhe deklarimit kundër ndaj këtij komisioni nga ana e PS, Bosch apelon se për Komisionin duhet angazhimi i të dyja palëve. “Komisioni i njëanshëm është i padobishëm, komisioni duhet me miratimin e të dy palëve”, tha Bosch.
Sipas tij, përfaqësia e OSBE në Shqipëri shprehet e zhgënjyer për mosarritjet e një marrëveshje në seancat maratonë të Kuvendit në datat 18-19 Mars.
Në këto kushte Bosch bën apel për gjetjen e kompromisit nga palët. “Kemi dëgjuar vetëm deklarata nga palët, jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga seancat e parlamentit. U dhanë vetëm qëndrime të palëve”, tha Bosch duke nënkuptuar se askush nuk ofroi zgjidhje konkrete të cështjes së hetimit të zgjedhjeve.
Më tej Bosch shton se ky ishte rezultati më negative që ndërkombëtarët munnd të prisnin. “Aspak pozitive ajo që ndodhi”.
Reagimi i Bosch vjen në kuadër të zgjidhjes së ngërcit që prej muajsh ka përfshirë politikën shqiptare. Kuvendi mbrëmjen e 19 Marsit miratoi pa prezencën e opozitës ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin zgjedhjeve. Komisioni u kërkua realisht nga PS, e cila kërkesë themelore kishte hapjen e kutive, kërkesë kjo që u rrëzua poshtë që në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutuan propozimet e PS. Pas kësaj, Rama deklaroi se vendi do të përfshihet në protesta për largimin e qeverisë, pasi nuk u mor parasysh kërkesa legjitime për hapjen e kutive. Ndërkohë mazhoranca i ka bërë thirrje PS të marrë pjesë në Komisionin Hetimor për të hetuar zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.
(d.b/BalkanWeb)