E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i PE përshëndet zgjedhjet në Kosovë

 Në deklaratë thuhet se “autoritetet, partitë politike dhe shoqëria civile e Kosovës vazhdimisht pohonin synimet e tyre për të organizuar zgjedhje me standarde ndërkombëtare”.

“Këto zgjedhje ishin një fazë e rëndësishme e tranzicionit demokratik të Kosovës duke përfshirë përmirësimin e të drejtave dhe përgjegjësive të të gjitha komuniteteve përmes procesit të decentrazimit në një shoqëri shumetnike”, theksohet më tej.

“Delegacioni vë në pah me kënaqësi se, edhe pse me disa të meta, procesi zgjedhor deri më tash është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë paqësore dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve”, thekson deklarata.

Delegacioni drejtohej nga Doris Pack dhe përfshinte Diana Wallis, nënkryetare e Parlamentit Evropian si edhe Pier Antonio Panzeri, Marietje Schaake, Marije Cornelissen dhe Jacek Wlosowicz. Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni vizitoi disa qendra votimi në Prishtinë, Graqanicë, Mitrovicë dhe Novobërdë dhe pati rastin të flasë me anëtarët e komisioneve zgjedhore, kandidatët dhe votuesit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›