E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i PE, takime me krerët e lartë të shtetit



Vijon vizita në Tiranë e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për verifikimin e kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë në liberalizimin e vizave. Delegacioni i kryesuar nga shefi për Ballkanin, Eduart Kukan pati një me kryeparlamentaren Topalli dhe tashmë po zhvillon një takim me presidentin Topi.
Një ditë më parë, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit i njohën euro-deputetët me punën e kryer në plotësimin e kushteve të kërkuara. Gjithashtu, ata u pritën nga kryesocialisti Rama. Shefi i selisë rozë iu kërkoi mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin europian. Tjetër temë e rëndësishme ishin zhvillimet e fundit politike. Kukan shprehu keqardhjen lidhur me vazhdimësinë e krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›