Meta: Sistemin kushtetues nuk e cojme ne kolaps
INTERVISTA/ Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta i dha nje interviste Zerit te Amerikes ne Uashington DC. Ndalet ne zhvillimet politike ne vend dhe ato rajonale.
Ne Slloveni eshte mbajtur takimi i vendeve te Ballkanit te cilat aspirojne te hyjne ne BE. Bie ne sy mungesa e Serbise. Ju sapo vini nga nje vizite ne Serbi. Cili eshte reagimi juaj?
Une jam shume i trishtuar per kete mungese, sepse mendoj se suksesi i pare i kesaj konference duhet te ishte gjitheperfshirja. Ne realizuam para pak javesh, nje konference shume te suksesshme te Ministrave te Brendshem te Evropes Juglindore ne Shqiperi, ku u ulen, per here te pare, Ministri i Brendshem i Serbise me Ministrin e Brendshem te Kosoves. Mendoj se duhet te ishin gjetur te gjitha format dhe menyrat praktike qe te mos ndodhte nje mungese e tille. Megjithate, shpresojme qe te jete mungesa e fundit.
Duke u kthyer ne viziten tuaj ne SHBA. Ju patet dje takime ne Kongresin Amerikan. Cili eshte impakti qe patet nga takimi me Kongresmenet?
Absolutisht, ne te gjitha takimet shprehet vendosmeria per te nxitur me tej marredheniet e ngushta mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te cilat vleresohen si te shkelqyera ne disa drejtime; ne drejtimin politik, ne bashkepunimin per ceshtje te sigurise te politikes rajonale, por qe, natyrisht, ne mendojme se ka nevoje per t'i permiresuar ato edhe ne fushen e bashkepunimit tregtar dhe ekonomik, pasi mbetet ende shume per t'u bere ne kete drejtim.
Situata ne Shqiperi mbetet e tensionuar. Komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Stefan Fule, tha se ngerci politik pengon integrimin, procesin e vizave dhe integrimin e vendit. Cili eshte mendimi juaj?
Sigurisht qe kjo situate artificiale nuk kontribuon ne pershpejtimin e integrimit evropian te vendit, por absolutisht qe cdo lloj zgjidhje e cila do te vinte ne pikepyetje funksionimin dhe kredibilitetin e sistemit tone Kushtetues dhe te shtetit ligjor, do t'u jepte nje goditje shume te forte gjithe proceseve ne nje te ardhme afatgjate. Kuptohet qe tashme kjo eshte nje politike destruktive, per fat te keq, e Kryetarit te Partise Socialiste, per interesa te ngushta, pasi gjerat jane shume te qarta. Gjithcka eshte pranuar nga mazhoranca, ka pasur dy mendime te ndryshme qe kane te bejne me hapjen apo mos hapjen e kutive. Ne thelb kjo do te thote, me respektimin apo jo te Kushtetutes. Perderisa z. Rama mendon se kjo kerkese nuk shkon kunder pavaresise se gjykatave dhe te Kushtetutes, te gjithe i kane kerkuar, qe nga Presidenti i Republikes dhe nga faktori nderkombetar qe te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese, nje qendrim apo verifikim qe kjo bie apo jo ndesh. Duket se ketu nuk ka vullnet per te marre pjese ne institucione per ato arsye te cilat jane bere te ditura me pare edhe nga ana ime.
Parlamenti ka miratuar Komisionin hetimor per zgjedhjet vetem me votat e mazhorances. Partia Socialiste kundershton duke thene se ajo e terhoqi nismen, gje qe e fut ne nje qorrsokak. Te mos hyjme ne detaje teknike. Por ky votim e tensionon situaten sipas jush?
Nuk ka perse ta tensionoje. Komisioni duhet te krijohej dhe shume mire eshte bere qe eshte krijuar.
Vetem me votat e shumices....
S'ka asnje gje te keqe. E rendesishme eshte qe ia jep shumicen e Komisionit pakices me vullnetin e shumices.
Por nuk hapen kutite?
Po kutite nuk mund t'i hape as Parlamenti dhe askush tjeter. Kutite mund t'i hape Prokuroria, ne rast se Partia Socialiste ka te dhena, apo ngre pretendime per ceshtje te caktuara. Ajo e ka kete te drejte per te hetuar, dhe ne rast se ata duan qe t'i hape Parlamenti, perderisa ka ekzistuar dhe ekziston nje bindje qe kjo eshte anti-kushtetuese, Partia Socialiste duhet te marre nje konfirmim nga Gjykata Kushtetuese. Kemi qene te hapur dhe per Komisionin e Venecias qe eshte nderkombetar, dhe kjo nuk bie ne kundershtim me Kushtetuten. Per aq kohe sa ata nuk e bejne nje perpjekje te tille, kjo tregon se ata nuk kane interes per ta zgjidhur kete situate dhe nuk kane interes as per hapjen e kutive, por deshtimin e imazhit te vendit per hir te nje axhende personale te kryetarit te tyre.
Qeveria juaj ka premtuar se brenda mandatit te pare te saj, bazuar dhe ne permbushjen e kushteve qe do te beni Shqiperia do te marre liberalizimin e vizave. Sa optimist jeni qe do te mbahet ky pretim elektoral?
Une vazhdoj te jem shume optimist, pasi qeveria i ka plotesuar te gjitha kerkesat dhe kushtet teknike te ketij procesi dhe eshte bere e qarte se ky eshte nje proces i ndertuar mbi parimin strikt dhe i ndershem (Strict & Fair). Ne kete drejtim ne besojme se brenda ketij viti, Shqiperia e meriton dhe do ta fitoje kete te drejte, e cila eshte ne interes te te gjithe qytetareve shqiptare.
Si e shihni zgjidhjen e ketij tensioni ne Shqiperi?
Eshte nje tension krejtesisht artificial.
A mund te vazhdoni deri ne fund te mandatit keshtu. Zoti Rama ka bere thirrje per zgjedhje te parakohshme, ka folur dhe per protesta?
Zoti Rama mund te beje thirrje sa te doje. Z. Rama ka bere thirrje dhe per te marre pushtetin me dhune, bashke me aleatet e tij. Asnje nga keto nuk ka per te ndodhur. Te jeni te sigurt se kjo Qeveri ka legjitimitet te plote. Te jeni te sigurt se kjo Qeveri do e coje deri ne fund mandatin e saj. Kjo Qeveri do te mbetet gjithmone e hapur per te bashkepunuar me opoziten, por kurre nuk mund te merret kredibiliteti i sistemit kushtetues te vendit peng nga nje politike krejtesisht destruktive dhe pa te ardhme, qe per fat te keq po ndjek Kryetari i Partise Socialiste.
Si e shikoni kete bashkerendim te situates me nje Parlament gjysme te boshatisur per vendime te caktuara. Parlamenti nuk eshte gjysme i boshatisur?
Parlamenti nuk eshte gjysme i boshatisur. Eshte me pak se gjysma i boshatisur, qe do te thote se ...
Thuajse....
Nuk eshte fare thuajse, demokracia ka rregullat e saj dhe Parlamenti do te funksionoje. Natyrisht, kjo nuk eshte ajo c'ka do te deshironim dhe aq me teper ata qe kane votuar per Partine Socialiste, e cila t'i mbroje interesat e tyre, pikerisht atje ne Parlament. Megjithate, kjo gje do te funksionoje, askush nuk mund te kerkoje, ne emer te nje zgjidhje afatshkurter dhe te paprincipte politike, qe i gjithe sistemi Kushtetues i vendit, qe eshte ngritur me kaq veshtiresi, me kaq mundime prej me shume se 10 vitesh, te kaloje ne nje kolaps per hir te nje teke te dikujt.
Vizita ne SHBA
Duke folur per qellimin e vizites ne Uashington, z.Meta tha se kjo ishte nje vizite pune, e cila konsistonte ne takime te ndryshme, ne departamente te ndryshme te Qeverise amerikane. Meta ishte ne Keshillin Kombetar te Sigurise, natyrisht ne Kongres, po keshtu mbajti dhe nje fjale ne Universitetin e Marredhenieve Nderkombetare John Hopkins, ne Forumin Transatlantik, lidhur me politiken e jashtme te Shqiperise. Meta tha se "ishte nje vizite e cila synonte te rikonfirmonte dhe nje here marredheniet teper te ngushta midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe njekohesisht per te shkembyer mendime dhe pikepamje per ceshtje te ndryshme, sidomos per ato qe kane te bejne me situaten ne rajonin tone dhe perspektiven e tij integruese, por edhe per ceshtje te tjera te rendesishme nderkombetare, sikurse eshte ajo e Afganistanit, ku Shqiperia vazhdon te jete e angazhuar te rrise kontributet e saj, tashme si anetare e NATO-s, Aleances me te rendesishme te sigurise ku ne jemi, natyrisht edhe saje perkrahjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes".