E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: PS të bëjë kujdes me protestat, rrezikojnë vendin Rozeta Rapushi

Parlamenti Evropian vleresoi dje arritjet e Shqiperise per liberalizim te plote te vizave. Presidenti i delegacionit te Parlamentit Evropian, Eduard Kukan tha dje se liberalizimi i vizave do te kishte kuptim nese do realizohej perpara pushimeve te veres, ne menyre qe njerezit te mund te udhetonin lirshem. "Shqiperia po permbush kriteret dhe logjikisht Komisioni percaktoi kushtet, ju po i plotesoni ato dhe ne duam te rekomandojme gjithandej se nuk duhet pritur", u shpreh dje pas takimit me Ministrin e Drejtesise, shefi i Delegacionit te PE-se, Kukan. Gjate takimit, Ministri i Drejtesise Nishani, u shpreh se, procesi i liberalizimit te vizave i ka inkurajuar qytetaret shqiptare dhe ka dekurajuar mjaft trafikantet. "Miratimi i ligjit anti-mafia eshte shume i rendesishem per vendin. Ai fuqizon luften ndaj krimit te organizuar dhe ben te mundur sekuestrimin e pasurive te vena ne menyre te paligjshme edhe kur personi nuk i eshte nenshtruar ndonje procesi penal", tha ministri. E suprizuar per arritjet e Shqiperise ne kontrollin e kufijve dhe pajisjen e shtetasve me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, u shpreh edhe eurodeputetja Tanja Fajon, pjese e delegacionit te mberritur ne Tirane nga PE, per te monitoruar hapat e Shqiperise drejt liberalizimit te vizave. Sipas saj opozita duhet te qendroje larg protestave qe mund te destabilizojne vendin. Duke u ndalur tek situata politike, Fajon theksoi se mes paleve duhet te kete dialog pasi e tere kjo situate nuk sherben aspak per imazhin e vendit. "Parlamenti duhet te funksionoje dhe politikanet duhet te jete serioz. Duhet te gjendet menyre per te folur mes paleve, ky proces nuk eshte nje konkurrence per pushet, duhet te jene serioz. Keto protesta nuk duhet te cojne ne destabilitet ne vend", keshilloi Fajon, e cila nuk preferoi te komentoje aspak ceshtjen e hapjes se kutive te votimit, duke e cilesuar ate te brendshme per Shqiperine dhe teper delikate. Ndalesen e pare, delegacioni i PE-se e beri ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ku u njoh nga afer me hapat per punen e kryer lidhur me kushtet e kerkuara per liberalizimin e vizave. Delegacioni evropian u prit ne kete takim nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj, Zv/ Drejtori i Pergjithshem per Kufirin dhe Migracioni, z. Pellumb Nako, Zv/ Drejtori i Pergjithshem per Hetimin e Krimit dhe perfaqesues te tjere te Policise se Shtetit. Drejtori i Pergjithshem per Kufirin dhe Migracionin, i njohu ata me permiresimin e ndjeshem qe ka pesuar infrastruktura e Policise Kufitare dhe Migracionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›