E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama takohet me aleatët, në prill nisin protestat

Opozita do te protestoje brenda muajit prill. Ky eshte vendimi i marre diten e djeshme nga mbledhja e aleateve te majte, te thirrur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Vendimi eshte bere i ditur nga kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i cili sqaroi ate per te cilen eshte vendosur brenda tryezes se opozites. "Kemi vendosur qe brenda muajit prillit te caktohet nje date e pershtatshme mundesisht gjate javes se fundit te muajit ku t'i behet thirrje te gjithe shqiptareve qe te vijne ne Tirane per t'i dhene fund nje qeverie te paligjshme, qe jo vetem qe ka krijuar krizen e brendshme, por krijoi edhe nje krize ne aspektin nderkombetar", deklaroi Ngjela. Ai tha se po presin caktimin e dates qe do ta vendosin forumet e Partise Socialiste. Sipas tij, populli duhet te marre situaten ne dore. "Kjo qeveri eshte nje junte ne pushtet. Komisioni parlamentar hetimor ishte nje turp. PS beri te gjitha perpjekjet e mundshme per arritjen e nje kompromisi, tashme fjala i kalon protestave", theksoi kreu i PLD. Ndersa kryetari i PSD, Skender Gjinushi, pas takimit me aleatet tha se opozita eshte e vendosur ne rivendosjen e votes se lire duke theksuar se tashme jane konsumuar te gjitha rruget demokratike dhe fjala e fundit i mbetet popullit ne proteste. "Opozita eshte e vendosur ne rivendosjen e votes se lire. Tashme eshte e qarte qe kjo mazhorance e rreme ka manipuluar zgjedhjet. Tashme Ruzhida e faktet e tjera tregojne qarte manipulimet me zgjedhjet. Opozita i konsumoi mjetet e saj demokratike dhe tashme fjala i mbetet popullit ne proteste per ti dhene zgjidhje", u shpreh Gjinushi. Ne mbledhje e aleateve ishin te pranishem kreu i PSD Skender Gjinushi, kreu i PLD, Spartak Ngjela, kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule, lideri i G99 Erion Veliaj, si dhe kreu i PDS-se Paskal Milo dhe Prec Zogaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›