E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, dekrete per dhenie dhe lenie te shtetesise

Presidenti i Republikes, eshte i vetmi qe ka te drejten e dhenies apo heqjes se shtetesise shqiptare ne baze te ligjit ne fuqi. Kreu i shtetit ne baze te nenit 92 te Kushtetutes, ushtron edhe kompetencen per te dhene shtetesine shqiptare dhe lejon lenien e saj sipas ligjit. Jo me larg se nje jave me pare Presidenti Bamir Topi firmosi lenien e shtetesise shqiptare per tete persona qe kishin dashur te heqin dore prej saj. "Ne mbeshtetje te nenit 92, te Kushtetutes dhe neneve 15, 19 dhe 20 te ligjit "Per shtetesine shqiptare", bazuar edhe ne propozimin e Ministrit te Brendshem, dekretoi lejimin e lenies se shtetesise shqiptare me kerkese te tyre personave", thuhet ne dekretin e Presidentit te Republikes. Te njejten gje kreu i shtetit ben edhe ne rastet kur shtetas te huaj kerkojne te marrin shtetesine shqiptare. Po javen qe shkoi, Presidenti firmosi dhenien e shtetesise shqiptare per shtate persona qe e kishin kerkuar ate, me propozimin e Ministrit te Brendshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›