E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Etnia s'eshte zgjedhje, por fakt

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, e cilesoi dje si antikushtetuese regjistrimin e detyruar ku te deklarohet etnia dhe perkatesia fetare. Ne nje prononcim te dhene per gazeten "Koha Jone", kreu socialdemokrat i pyetur per regjistrimin e popullsise sipas etnise dhe perkatesise fetare, theksoi se keto pyetje duhet te jene me vetedeklarim. "Nje qeveri e kompromentuar nuk le gje pa bere. Deshtimet e saj nuk jane thjesht ne ekonomi, nuk jane thjesht mosrespektim institucionesh, nuk jane thjesht ne rritjen e korrupsionit, por jane sepse qeveria shitet lire dhe ndaj faktorit nderkombetaret, sidomos ndaj faktoret tashme dhe negativ nderkombetar", deklaroi Gjinushi. Per shembull, sipas tij, sic shitet lire ndaj Serbise, qofte dhe minimumi per nenshtrim per interesa politike, duke qene nje qeveri shume e dobet, atehere e vetmja leter e Sali Berishes eshte qe te pakten eshte faktori stabiliteti ne rajon. Ai tha se ky stabilitet gjithmone eshte ne dem te shqiptareve sepse ne nuk kemi pse ta japim me kete mesazh, se nuk eshte me koha e luftes se Kosoves. Te njejten gje, sipas tij, behet edhe me Greqine apo edhe me ndonje shtet tjeter. "Absolutisht etnia nuk eshte me vetedeklarim, pra eshte tjeter perkatesia etnike dhe tjeter fetare. Nese fetarja behet me deklarim se eshte zgjedhje, etnia nuk eshte zgjedhje, eshte fakt. Jam shqiptar se kam prinderit shqiptare dhe me radhe, nje minoritar grek eshte minoritar se ka prinderit minoritar, jo se do te deklarohet apo s'do te deklarohet", u shpreh Gjinushi. Pra, sipas kryetarit te Partise Socialdemokrate, "rrjedhimit qe ketu fillon deformimi dhe duket qellimi i mbrapshte i disave qe permes deklarimeve te shohin se sa jane etnite e caktuara, ku ne nje vend demokratik, ne nje vend qe nuk shtypen minoritetet, pas 20 vjetesh ke regjistrat e gjendjes civile qe te tregojne se sa eshte perqindja". Ai thote se nese "qeveria i ka lene njerezit historikisht te regjistrohen sic jane, se s'ka bere deformime te tilla, nuk ka qene nen trysni per te ndryshuar perkatesite, atehere absolutisht qe regjistrat flasin shume me mire se cdolloj regjistrimi". "Ana tjeter pastaj, ne cdo rast eshte antikushtetues, pas Kushtetuta deklaron dhe garanton qe pakica dhe kushdo ta thote perkatesine e vet pa pengese, te jete i lire", theksoi lideri socialdemokrat. Duke vijuar me tej sqarimin e tij, drejtuesi i PSD, thote se Kushtetua e Shqiperise, gjithmone konform dhe kartave, minoriteti dhe qytetarin ne teresi, as e detyron, as e pengon. "Pra, dhe shoqeria duhet te jete e tille qe as detyroj, as pengoj te deklarosh perkatesine. Ajo duhet te jete nje gje e vullnetshme, e ligjshme. Regjistrimi i detyruar kur deklarohet etnia, apo perkatesia fetare, kjo shkel Kushtetuten, sepse eshte i detyruar, prandaj duhet te jete vetem vullnetar", deklaroi Gjinushi. Per te, ky proces ka te beje vetem pikerisht me kete gje, qe ne jeten e perditshme nje shoqeri e tille ku qytetari nuk ka frike dhe nuk detyrohet te deklaroje perkatesine e vet, as ta fshehe, as te detyrohet. "Populli eshte i lirshem, thote qe jam katolik apo mysliman, jam ortodoks ne dac edhe ta nderroj, nese kete e nderron, etnine nuk e nderron. Nderrimi i etnise do te thote qe dicka nuk shkon ne respektimin e minoriteteve", perfundon arsyetimin e tij, kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›