E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegatëve pritet t’u njihet statusi i deputetit

 sh-delegatët e Kuvendit Krahinor të Kosovës kanë marrë një lajm të mirë pak ditë para ndërrimit të moteve. Statusi i tyre pritet të rregullohet me ligj qysh në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Anëtarët e Nënkomisionit për mandate dhe imunitete të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar që në Ligjin e ri për deputetë ta fusin edhe amendamentin që edhe atyre ua njeh të drejtat dhe përgjegjësitë.

Propozuesi i këtij amendamenti, ish- delegati dhe ish-deputeti Ramadan Kelmendi, ka përkujtuar të enjten se njohja e statusit të deputetit ka qenë kërkesë e tyre që nga krijimi i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, shkruan "Koha Ditore"

Si bashkëhartues i kushtetutave ai është shprehur i sigurt se njohja e këtij statusi nuk është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit. Kelmendi ka bërë të ditur se një ditë më herët bashkë me ish- nënkryetarin e Kuvendit, Iljaz Ramajli, kanë prezantuar gjendjen e ish-delegatëve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›