E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Unë do t’i prijë rrënimit të lapidarit të UÇPMB-së

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka thënë se do të rrënohet lapidari i dëshmorëve në qendër të Luginës së Preshevës.

“Shteti do të rrënoj lapidarin në qendër të Preshevës, kushtuar pjesëtarëve të rënë të UÇPBM-së, nëse këtë nuk e bëjnë vetë ata që e ndërtuan… “ ka thënë Nikoliq për televizionin shtetëror serb, transmeton Presheva Jonë.

Nëse kjo nuk ndodhë, sipas presidentit Nioliq, Serbia në pikë të ditës duhet ta rrënoj atë pllakë dhe të tregoj se një gjë e tillë nuk lejohet me ligjet e saj.

Nikoliq ka thënë se “nëse e lyp nevoja unë do të jem në krye të kolonës për në Preshevë për të shkuar për ta prishur përmendoren e UCPMB-së”.

Ai ka thënë në fund se e mbështet Qeverinë e Serbisë që “në momentin që të merr vendim ta rrënojë lapidarin edhe ta bëjë atë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›