E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet emërimi i përfaqësuesit të Kosovës në Beograd

Kosova dhe Serbia do ta mbyllin vitin 2012 pa i emëruar përfaqësuesit e vet në kryeqytetet e njëra - tjetrës. Qeveritë e të dyja vendeve kanë dështuar t`i realizojnë pritjet e baroneshës Ashton dhe të shumë diplomatëve evropianë, që kishin shfaqur shpresën se marrëveshja e arritur në takimin e fundit mes dy kryeministrave, të zbatohej deri në fund të 2012-s.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një bisedë për “Kohën Ditore”, ka thënë se ka kërkuar nga ekipi që po i përzgjedh tre emrat që do t`i propozohen, që të rishikojë procesin për shkak të rëndësisë që Qeveria e Kosovës po i jep përzgjedhjes së diplomatit kosovar që do të jetë përfaqësuesi i parë i vendit në Serbi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›