Mjegulla, anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

Mjegulla ka shkaktuar probleme të mëdha sidomos në komunikacionin ajror ku në aeroportin e Shkupit janë anuluar shumica e fluturimeve, raportojnë mediat ne Maqedoni.
Gjithashtu siç joftojnë nga Lidhja Automobilistike e Maqedonisë njoftojnë se deri në 50 metra ka arritur dukshmëria në Tetovë, Gostivar, Koçani, Strumicë, Negotinë, Demir Kapi dhe në rrugën Shkup- Katllanovë – Veles.
Autobusët po vonohen me më së paku 15 minuta. /Indeksonline/