Delegatja: S’u mbajt 1 minutë zi për Xhindin
Delegatja e Fierit në Kongres, Donika Prifti, i kërkoi e revoltuar kongresit 1 minutë zi për deputetin socialist të vrarë Fatmir Xhindi. Pasi ka kërkuar fjalën, ajo i ka kërkuar llogari kongresit dhe drejtuesit të seancës një minutë përkujtimore për deputetin socialist që nuk jeton më. Por pas saj, ka qenë Shpëtim Cami, anëtarë i komisionit të mandateve të kongresit, që ka paraqitur raportin e këtij komisioni. Sipas tij, kongresi ka humbur 5 delegatë që nga kongresi i 2007, mes të tjerëve dhe deputetin Fatmir Xhindi dhe aktoren e njohur Violeta Manushi. Për këto humbje, Cami ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtje në nderim të kujtimit të tyre.