Pushime pa dhe me lekë
MIRA ZOTO
E çfarë bëjnë njerëzit kur e kanë pushim? Mendja të shkon tek lloj-lloj imazhesh që i ke parë ditët e fundit tek "100 vitrinat". Kur një "bip", bën të të dridhet dora vijon nga faqja 1 ...Eshtë celulari. Dikush të paska dërguar një SMS në një
mëngjes fundjave. Kush është ky dikush që kap celularin të shtunën në mëngjes dhe dërgon mesazhe. Të dalin para syve lloj-lloj të njohurish, duke u munduar të gjejnë fjalët e duhura për të kërkuarfalje. Kanë kaluar ditë të tëra në zyrë pa qenë ti atje. Mund të ndodhin shumë gjëra, gjithçka mund të jetë kthyer përmbys, situata të jetë bërë dhe më keq ose mund të jetë kthyer në favorin tënd. Mund të jetë dikush që dërgon ndonjë lajm, ndonjë zhvillim të fundit të papritur. Si…: “Hajde të marrësh rrogën”… për shembull. I përfytyron të veshur me rrobat e fundjavës, duke të forwardmesazhet që dikush tjetër ua ka shkruar më parë. O Zot, bëji që atë mesazh ta dërgojnë të paktën pa gabime drejtshkrimore. Nuk e
përmban dot veten. Nuk mund të tregohesh kaq e ligë dhe të kërkosh lekët që të takojnë. E aq më pak të shkruash për gjëra që janë kaq të përhapura kohët e fundit. Sa vetë do të ngrinin dorën tek puna jote nëse y pyesje kush e ka marrë rrogën? Të gjithëëëëë..! Iiii si bëjnë dhe këta? Pastaj nuk ka kaluar dhe shumë kohë. 10 ditë deritre muaj vonesë, kjo është mëse normale. E çfarë ka të keqe këtu? Nuk ju mjafton që punojnë në një kompani lider në treg. Ja fiks
kështu do të thoshte shefi yt dhe pse shpesh i qëllonte që këtyre fjalëve të fundit, t’iu hante ndonjë zanore rrugës.
Nuk po të lë më kurioziteti. Gjithë meditimit të sipërm mund t’i vesh titullin “Për veten dhe të tjerët të ngjashëm si unë”, ndërkohë që duhet të hapësh me shpejtësi celularin. Të marrësh vesh ndonjë gjë, e mirë apo e keqe qoftë. Hap aparatin dhe sheh të parin numrin. Eshtë numër celulari që fillon me 20. E zhgënjyer paksa shtyp butonin “OK” të lexosh tekstin. Eshtë pa gabime drejtshkrimore. Ja, shpresat u fikën tërësisht.
Ç’kemi? Jam Sofia.
Nëse ke kohë kalo paradite. Flm.
Qetësohesh pa masë. Ja tani e gjete se çfarë bëjnë femrat kur nuk
kanë asgjë për të bërë, i kthen menjëherë përgjigje duke i ngjitur në
fund dhe një buzëqeshje.
Do të ishte fantastike. Kujtoja se ishe në Dhërmi. Thnx.
Dhe pas gjysmë ore fiks ndodhesh e ulur në poltronat e sallonit.
“Ç’ke kështu?” - E pyet duke e parë që niset gati me vrap për të
kapur tharësen e flokëve.
“Jam mësuar të eci nëpër rrugën e tejmbushur të plazhit të
Dhërmiut, duke shtyrë njerëzit me bërryla mëngjes për mëngjes se
ndryshe ngeleshe pa çadër dhe shezlongje më përgjigjet”.
-”Pse kaq lirë ishin, që kishte kaq kërkesa?”
- “Të lira?! Ishin 600 lekë çadra dhe 100 dushi (shpëlarja pasi
dilje nga deti), prandaj kishte dhe shumë kërkesë”,- ta kthen.
“Fshat i bukur i bregdetit, s’ke ç’i thua”, - ia pret.
- “Po, po shumë tamam si unaza e Tiranës ishte plazhi, plot me
qese të zeza ku mblidhen plehrat. Po që të ngjiteshe deri lart, ishte
tamam si në unazë. Fiks një orë të duhej se bllokohej rruga. Duke
ndenjur pafund në makinë ulur, nga mpirja e përfundme e trupit
zbulova dhe ca muskuj të tjerë që paskam në të ndenjura, që nuk i
dija më parë”.
“Mua do të më pëlqente të jetoja në atë vend”,- ia kthen. “Duhet
të jetë shumë i bukur me lokale të vogla fshati të pastra, ku duke
ngrënë bukë mund të shohësh dhe pulat”.
- “Moj po pulat atje ti i sheh vetëm të ngrira në frigorifer, ose në
kioskat e rrugës duke u pjekur në hell, se pula të gjalla s’ke atje. Se
atje dhe një kotec kushton 80 evro nata”.
- “E po mos u anko kaq shumë se për pushime ke shkuar dhe nuk
të ka plasur shpirti për të gjetur një vend parkimi siç të ndodh çdo
ditë në Tiranë”.
“Jo, jo ashtu parkim kishte sa të duash po 500 lekë sa i paguaj
për një javë tek bodrumi poshtë shtëpisë”.
- “Po hëngre mirë besoj” - e pyet për t’i hequr shijen e keqe të
tregimeve të mëparshme. - “Po, po, mishelë mishi me shtesa fondente
perimesh, me djathë saganaq dhe sfoliante me rikota”,- të
thotë ajo me zë të lartë.
“Çfarë janë këto”,- e pyet e bindur përfundimisht se tjetrës i ka
rënë dielli në kokë.
“Mish nga të tëra llojet, me pure, djathë i skuqur në tigan dhe
ky sfolianti nuk është gjë tjetër veçse një biçim byreku fshati me
gjizë”,- të përgjigjet.
“Po ke pasur shoqëri të zgjedhur besoj se kush harxhon kaq
shtrenjtë për pushime?” – e pyet duke dashur t’i vesh kapak një
herë e mirë këtij muhabeti.
“Po ashtu s’ke ç’i thua, ministra, ish-ministra, deputetë, ishdrejtorë
drejtorish. Gjithë lekët e vjedhura të buxhetit të shtetit
ndër vite”.
Pas Sofies
Kopjen e fundit të revistës ku punoje e gjete tek qilimi i këmbëve,
jo shumë larg raftit të peshqirëve, në banjë. Po pra në banjë,
e pse bëni sikur nuk e keni bërë më parë dhe ju këtë gjë. Çfarë bëjnë
njerëzit kur nuk kanë asgjë për të bërë? Pikës i ke rënë, tamam në