E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji ankohet në Strasburg: Më bllokuan pasurinë që kisha

Prokuroria shqiptare vihet
në shënjestër të vendimeve
hetimore. Pas
sulmeve politike, organi i akuzës
është paditur së fundi në
Gjykatën e të Drejtave të Njeriut
në Strasburg nga i akuzuari
kryesor, si shkaktari i tragjedisë
së Gërdecit, Mihal Delijorgji.
Nëpërmjet një kërkese, ai kërkon
nga kjo gjykatë evropiane që
shteti shqiptar, më saktësisht
prokuroria shqiptare, t‘i
zhbllokojë pasuritë, pasi janë
sekuestruar në mënyrë të
paarsyeshme.
Në një kohë që ai, së bashku
me Ylli Pinarin dhe Dritan
Minxollin po mbushin 10 muaj
në qelitë e paraburgimit, pronat
dhe pasuritë e tij e kanë shtyrë
t‘i drejtohet një gjykate tjetër, asaj
të të Drejtave të Njeriut në
Strasburg. Burimet konfirmuan
se Delijorgji ka vënë në dijeni
edhe autoritetet vendase, ku
pretendon se sekuestrot e
vendosura mbi pasuritë e tij janë
të paarsyeshme, pasi nuk është
marrë parasysh gjendja e
familjarëve të tij. Paralelisht me
hetimet që po zhvillohen ende
për Gërdecin nga pronat e
Delijorgjit, që i janë nënshtruar
sekuestros konservative, bëjnë
pjesë pasuri të patundshme,
apartamente dhe llogari bankare.
Si llogari bankare në emër
të Delijorgjit janë 900 mijë euro,
ndërsa prokuroria ka kërkuar
edhe sekuestron e 18 mijë
metrave katrorë truall, përfshi
edhe ndërtimin në Shkozet në
afërsi të Durrësit, si dhe rreth 11
mijë metra katrorë sipërfaqe të
tjera toke dhe pallate banimi në
zonën e ish-uzinës "Enver" në
Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›