E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka marrë dje në shqyrtim kërkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe Shoqatës së Dëbim-Internimeve, të cilat kërkojnë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit "Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë të regjimit komunist". Ish të përndjekurit e kanë motivuar kërkesën e tyre ankimore para Gjykatës Kushtetuese me argumentin se ligji është i papajtueshëm me Kushtetutën, sepse shkel të drejtat e njeriut, si edhe nuk është në përputhje me asnjë dokument ndërkombëtar e kryesisht me rezolutën e Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›