Provat, Fazliç pastroi para
Prokuroria ka zbuluar se
Damir Fazliç, serbo-bosh
njaku i hetuar për pastrim
parash, ka transferuar 1.5 milionë
euro nga një bankë shqiptare drejt
një banke në Zyrih, Zvicër. E gjithë
procedura është kryer pas shitjes së
kompanisë "Crown Acquisition",
duke ngritur dyshime të forta se
Damir Fazliç ka kryer pastrim parash
në Shqipëri. Në seancën e djeshme
në Gjykatën e Tiranës, ku mbrojtja
e të akuzuarit ka kryer një kërkesë
për pezullimin e sekuestrove të
prokurorisë mbi pronat e klientit të
tyre, hetuesit e çështjes i kanë
parashtruar gjyqtarit të çështjes
Artan Broci se kanë zbuluar dokumentet
e blerjes së tokave në Durrës,
me vlerë miliona euro, nga shoqëri
që nuk zotërojnë asnjë kapital.
Prokurorët, nëpërmjet fakteve,
kanë kërkuar nga gjykata që të mos
marrë parasysh kërkesën e
mbrojtjes, por të vazhdojë hetimet
në një kohë që zyrat e hipotekës të
mos lejojnë tjetërsimin e pronave
të serbo-boshnjakut, pasi ka dyshime
të arsyeshme se ato mund të
tjetërsohen. Madje, në seancën e
djeshme gjyqësore, dy prokurorët
e Task-Forcës, Dritan Rreshka dhe
Besnik Cani, kanë zbuluar emrin e
pronarit të RUDNAP si aksioner të
një prej shoqërive të Damir Fazliçit
në Shqipëri.
Tokat në Durrës
Në seancën e zhvilluar dje në
Gjykatën e Tiranës, prokurorët e
çështjes paraqitën fakte, sipas të
cilave Fazliç ka blerë prona në Durrës,
saktësisht në vendin e quajtur
Porto Romano me vlerë 1.7 milionë
euro. Ende nuk dihet nëse shuma
prej 1.5 milionë eurosh të transferuara
në Zvicër janë përdorur për
këtë blerje dhe se nga vjen diferenca
prej 200 mijë eurosh. Sipas investigimeve
të Prokurorisë së Tiranës,
shoqëritë që kanë blerë këto prona
nuk zotërojnë asnjë kapital, madje
janë regjistruar në gjykatë me një
kapital prej 100 mijë lekësh (të reja).
"Shoqëria ‘Crown Acquisition‘ është
regjistruar në gjykatë më datën
25.09.2005, me vendimin numër
34011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Ortaku i vetëm është Damir Fazliç
dhe kapitali themeltar 100 mijë
lekë, i ndarë në 100 kuota. Zotëruesi
është po Fazliç dhe objekti është
aktiviteti tregtar në fushën e pasurive
të paluajtshmen, në fushën e
projekteve, të zhvillimit urban dhe
të ndërtimit", tha prokurori Besnik
Cani, duke saktësuar se megjithëse
kishte një kapital vetëm prej 100
mijë lekësh ka arritur të blejë një
truall me vlerë miliona euro. Sipas
akuzës, shoqëria e dytë në emër të
Fazliçit është "Alfa". "Shoqëria
‘Alfa‘ themelohet në gjykatë në
vitin 2008. Qëndron në një status
pasiv. Por rezulton se kjo shoqëri,
krahas ‘Crown Aqustions sh.p.k‘,
që mbanin një status pasiv, ka qenë
një subjekt i tatueshëm për të operuar
në shtetin shqiptar. Megjithëse
në këto kushte kryen veprimtari
tregtare, duke blerë toka,
asete, në vendin e quajtur Porto
Romano në Durrës", tha prokurori
Besnik Cani. Sipas tij, të gjitha blerjet
janë bërë në një kohë që shoqëria
"Alfa" nuk ishte e regjistruar
fare si subjekt tatimor. "Nuk kishte
deklaruar të ardhura dhe nuk kishte
llogari bankare. Me një kapital
themeltar 100 mijë lekë", shpjegoi
prokurori.
Transferta në Zvicër
Një fakt tepër interesant që ngre
dyshime se Fazliç, miku i Kryeministrit
aktual të Shqipërisë, Berisha, ka
kryer pastrim parash në Shqipëri, ka
qenë publikimi i një transaksioni
bankar të tij nga Shqipëria në
drejtim të një banke zvicerane. Dy
prokurorët Besnik Cani dhe Dritan
Rreshka kanë zbuluar se ai ka kryer
një transfertë prej 1.5 milionë eurosh
nga një bankë shqiptare drejt një
banke në Zyrih të Zvicrës. Ky fakt,
sipas prokurorëve, ka përforcuar dyshimet
për pastrim parash. "Vlera e
transferuar nga bankat shqiptare në
ato zvicerane është 1.5 milionë euro.
Transfertat janë kryer më
25.02.2007, 26.07.2007 dhe
28.08.2007. Në këto data është urdhëruar
transferta e shumës së
sipërpërmendur nëpërmjet një
banke në Zyrih, në emër të Damir
Fazliçit", thanë prokurorët.
Ortaku i Fazliç
Prokurorët demonstruan në
sallën e gjyqit dokumente ku pronari
i kompanisë serbe RUDNAP, Goian
Lazaroviç, figuron aksioner në shoqërinë
"Altary Resourse Limited"
dhe Fazliç është administrator i
përgjithshëm i saj. "Pronari i ‘Altary...‘
vendos të krijojë një shoqëri
anonime me vlerë kapitale 200 mijë
lekë". Kompania ka një këshill administrativ
i përbërë nga Sandra
Bregoviç, Damir Fazliç dhe Goian
Lazaroviç, me një afat trevjeçar dhe
duke caktuar si drejtor administrativ
Damir Fazliç. "Na rezulton se, nga
këqyrjet në faqen e internetit, Sandra
Bregoviç dhe Goian Lazaroviç
janë pronarë të RUDNAP-it, kompani
që ka operuar në tenderat e
KESH-it në Shqipëri", thanë dje
prokurorët e çështjes.
Damir Fazliç, serbo-bosh
njaku i hetuar për pastrim
parash, ka transferuar 1.5 milionë
euro nga një bankë shqiptare drejt
një banke në Zyrih, Zvicër. E gjithë
procedura është kryer pas shitjes së
kompanisë "Crown Acquisition",
duke ngritur dyshime të forta se
Damir Fazliç ka kryer pastrim parash
në Shqipëri. Në seancën e djeshme
në Gjykatën e Tiranës, ku mbrojtja
e të akuzuarit ka kryer një kërkesë
për pezullimin e sekuestrove të
prokurorisë mbi pronat e klientit të
tyre, hetuesit e çështjes i kanë
parashtruar gjyqtarit të çështjes
Artan Broci se kanë zbuluar dokumentet
e blerjes së tokave në Durrës,
me vlerë miliona euro, nga shoqëri
që nuk zotërojnë asnjë kapital.
Prokurorët, nëpërmjet fakteve,
kanë kërkuar nga gjykata që të mos
marrë parasysh kërkesën e
mbrojtjes, por të vazhdojë hetimet
në një kohë që zyrat e hipotekës të
mos lejojnë tjetërsimin e pronave
të serbo-boshnjakut, pasi ka dyshime
të arsyeshme se ato mund të
tjetërsohen. Madje, në seancën e
djeshme gjyqësore, dy prokurorët
e Task-Forcës, Dritan Rreshka dhe
Besnik Cani, kanë zbuluar emrin e
pronarit të RUDNAP si aksioner të
një prej shoqërive të Damir Fazliçit
në Shqipëri.
Tokat në Durrës
Në seancën e zhvilluar dje në
Gjykatën e Tiranës, prokurorët e
çështjes paraqitën fakte, sipas të
cilave Fazliç ka blerë prona në Durrës,
saktësisht në vendin e quajtur
Porto Romano me vlerë 1.7 milionë
euro. Ende nuk dihet nëse shuma
prej 1.5 milionë eurosh të transferuara
në Zvicër janë përdorur për
këtë blerje dhe se nga vjen diferenca
prej 200 mijë eurosh. Sipas investigimeve
të Prokurorisë së Tiranës,
shoqëritë që kanë blerë këto prona
nuk zotërojnë asnjë kapital, madje
janë regjistruar në gjykatë me një
kapital prej 100 mijë lekësh (të reja).
"Shoqëria ‘Crown Acquisition‘ është
regjistruar në gjykatë më datën
25.09.2005, me vendimin numër
34011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Ortaku i vetëm është Damir Fazliç
dhe kapitali themeltar 100 mijë
lekë, i ndarë në 100 kuota. Zotëruesi
është po Fazliç dhe objekti është
aktiviteti tregtar në fushën e pasurive
të paluajtshmen, në fushën e
projekteve, të zhvillimit urban dhe
të ndërtimit", tha prokurori Besnik
Cani, duke saktësuar se megjithëse
kishte një kapital vetëm prej 100
mijë lekësh ka arritur të blejë një
truall me vlerë miliona euro. Sipas
akuzës, shoqëria e dytë në emër të
Fazliçit është "Alfa". "Shoqëria
‘Alfa‘ themelohet në gjykatë në
vitin 2008. Qëndron në një status
pasiv. Por rezulton se kjo shoqëri,
krahas ‘Crown Aqustions sh.p.k‘,
që mbanin një status pasiv, ka qenë
një subjekt i tatueshëm për të operuar
në shtetin shqiptar. Megjithëse
në këto kushte kryen veprimtari
tregtare, duke blerë toka,
asete, në vendin e quajtur Porto
Romano në Durrës", tha prokurori
Besnik Cani. Sipas tij, të gjitha blerjet
janë bërë në një kohë që shoqëria
"Alfa" nuk ishte e regjistruar
fare si subjekt tatimor. "Nuk kishte
deklaruar të ardhura dhe nuk kishte
llogari bankare. Me një kapital
themeltar 100 mijë lekë", shpjegoi
prokurori.
Transferta në Zvicër
Një fakt tepër interesant që ngre
dyshime se Fazliç, miku i Kryeministrit
aktual të Shqipërisë, Berisha, ka
kryer pastrim parash në Shqipëri, ka
qenë publikimi i një transaksioni
bankar të tij nga Shqipëria në
drejtim të një banke zvicerane. Dy
prokurorët Besnik Cani dhe Dritan
Rreshka kanë zbuluar se ai ka kryer
një transfertë prej 1.5 milionë eurosh
nga një bankë shqiptare drejt një
banke në Zyrih të Zvicrës. Ky fakt,
sipas prokurorëve, ka përforcuar dyshimet
për pastrim parash. "Vlera e
transferuar nga bankat shqiptare në
ato zvicerane është 1.5 milionë euro.
Transfertat janë kryer më
25.02.2007, 26.07.2007 dhe
28.08.2007. Në këto data është urdhëruar
transferta e shumës së
sipërpërmendur nëpërmjet një
banke në Zyrih, në emër të Damir
Fazliçit", thanë prokurorët.
Ortaku i Fazliç
Prokurorët demonstruan në
sallën e gjyqit dokumente ku pronari
i kompanisë serbe RUDNAP, Goian
Lazaroviç, figuron aksioner në shoqërinë
"Altary Resourse Limited"
dhe Fazliç është administrator i
përgjithshëm i saj. "Pronari i ‘Altary...‘
vendos të krijojë një shoqëri
anonime me vlerë kapitale 200 mijë
lekë". Kompania ka një këshill administrativ
i përbërë nga Sandra
Bregoviç, Damir Fazliç dhe Goian
Lazaroviç, me një afat trevjeçar dhe
duke caktuar si drejtor administrativ
Damir Fazliç. "Na rezulton se, nga
këqyrjet në faqen e internetit, Sandra
Bregoviç dhe Goian Lazaroviç
janë pronarë të RUDNAP-it, kompani
që ka operuar në tenderat e
KESH-it në Shqipëri", thanë dje
prokurorët e çështjes.