Presidenti: Drejtësia të pastrohet, ka korrupsion
Sistemi i drejtësisë ka nevojë
të pastrohet, pasi ka kor
rupsion. Deklarata është
lëshuar dje nga Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, gjatë
mbledhjes së radhës së Këshillit
të Lartë të Drejtësisë, në kulmin
e debateve për ligjin e "pastërtisë
së figurës". Në fjalën e tij,
kreu i shtetit theksoi se drejtësia
ka nevojë të rimëkëmbet e të
shërohet e për shërim nga korrupsioni
duhen veprime
konkrete dhe nuk duhen vetëm
deklarata. Presidenti, duke iu
drejtuar anëtarëve të KLD-së, ka
theksuar se ka ikur koha e mediokritetit,
ndërsa ka shtuar se ka
njerëz që po myken në poste të
përjetshme, ndaj është koha, sipas
tij, t‘i hapet rrugë magjistraturës
së re. Nuk kanë munguar
edhe vlerësimet nga ana e Presidentit
për punën e mirë që është
bërë në fushën e drejtësisë. Ai ka
theksuar se janë përballuar
shumë sfida, edhe mbi bazën e
vullnetit politik. Ndërkohë që 80
për qind e drejtuesve të sistemit
të drejtësisë, sipas Topit janë
ndryshuar.
Pavarësia e drejtësisë
Presidenti Topi, gjatë fjalës së
tij parashtroi frymën e re të
gjyqësorit në Shqipëri. Ai tha se
rreth 80% e drejtuesve gjatë
këtij viti, janë ndryshuar.
"Kemi pasur rast të bëjmë
me një proces transparent.
Ka qenë një procedurë
më e mirë, por gjithmonë
ajo ka nevojë të
përmirësohet", u shpreh
ai, duke shtuar se ne jemi
futur në një proces, i cili ka
qenë një proces konstant, ritmik,
aq sa ndonjëherë është
menduar që Këshilli i Lartë i
Drejtësisë po punon, po zhvillon
mbledhje për të emëruar një
gjyqtar, apo për të zhvilluar një
aktivitet kompleks. "Më vjen mirë
të them që ka hapa progresivë,
por nuk më vjen mirë të them që
konstatojmë që ende sistemi i
drejtësisë vazhdon të jetë i
sëmurë. Vazhdon të jetë i sëmurë,
sepse ne ende jemi larg kapjes së
atyre standardeve. Politika natyrisht
është interpretim i interesave
të qytetarëve, të cilët e
shprehin vullnetin e tyre me votë.
Por ka raste që politika merret
edhe me debate të ditës, ndërsa
ai që ndjen nevojën për drejtësi,
është pikërisht qytetari i thjeshtë",
tha kreu i shtetit.
Përzgjedhja e
gjyqtarëve
Duke iu drejtuar anëtarëve të
KLD-së, Topi tha se në procese të
përzgjedhjes së personave që
drejtojnë struktura të rëndësishme
të pushtetit gjyqësor, "i
dëgjojmë gati-gati në mesazhet
virtuale që japin do të realizojmë
këtë, këtë, këtë, por prapë sa
marrin pozicionin, nuk e kam
fjalën për të gjithë, nuk e kam
fjalën për mazhorancën e tyre,
por për individë të cilët e shfaqin
këtë fenomen. Vend i vogël, vend
i vogël, e kam thënë dhe herë
tjetër, vendi i vogël merr vesh
gjithçka, sidomos në rrethet e
juristëve, mësohet vesh gjithçka.
Premtojnë shumë, realizojnë
pak. Do të ishte shumë e mirë që
gjërat të jenë kompatibël, që atë
që thua, në mesazhe publike, në
rrethin e gjyqtarëve, e juristëve,
para mediave, atëherë duhet ta
zbatojmë. Sepse vazhdojnë akoma
në segmente të caktuara të
sistemit të drejtësisë me klane
tradicionale, vazhdojnë me rrethin
e miqve të miqve. Nuk shkohet
nëpër pozicione për të rritur
rrethin e ‘miqve‘ dhe të interesave.
Nga dikush mund të kuptohet
kështu, por sistemi i drejtësisë
duhet të jetë fare i hapur.
Është momenti ta bëjmë këtë bilanc
e t‘i themi gjërat hapur.
Sistemi i drejtësisë ka nevojë të
rimëkëmbet, ka nevojë të për-
ballojë sfida jo sipas interesave
politike ‘iksi‘ dhe ‘ipsiloni‘.
Sistemi i drejtësisë ka nevojë të
jetë integral, të jetë integër i secilit
në karakter, të jetë patjetër
në një harmoni të ravijëzimit të
akteve kushtetuese e ligjore dhe
të japë drejtësi", pohoi Topi.
Korrupsioni
Presidenti tha se sistemi i
drejtësisë ka nevojë realisht të
pastrohet. "Ka korrupsion dhe
kur ky term përdoret në mënyrë
shumë inflacioniste, pa veprime
konkrete, atëherë ne themi që
s‘kemi bërë asgjë. Gjërat duhet të
vendosen në standardet e tyre.
Dhe unë mendoj që, fatmirësisht
gjatë këtyre viteve kemi pasur një
shans shumë të madh", pohoi ai,
duke shtuar se ka ikur koha e mediokritetit.
"Të mos themi që nuk
kemi më kuadro, sikurse diskutonim
në vitet e para të tranzicionit.
Sot mundësia për kompeticion
është e jashtëzakonshme. Kjo
është arsyeja që ne duhet t‘i
japim një spunto të madhe, një
mbështetje të madhe, të gjithë
linjës së formimit të juristëve në
Shkollën e Magjistraturës", pohoi
kreu i shtetit.
të pastrohet, pasi ka kor
rupsion. Deklarata është
lëshuar dje nga Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, gjatë
mbledhjes së radhës së Këshillit
të Lartë të Drejtësisë, në kulmin
e debateve për ligjin e "pastërtisë
së figurës". Në fjalën e tij,
kreu i shtetit theksoi se drejtësia
ka nevojë të rimëkëmbet e të
shërohet e për shërim nga korrupsioni
duhen veprime
konkrete dhe nuk duhen vetëm
deklarata. Presidenti, duke iu
drejtuar anëtarëve të KLD-së, ka
theksuar se ka ikur koha e mediokritetit,
ndërsa ka shtuar se ka
njerëz që po myken në poste të
përjetshme, ndaj është koha, sipas
tij, t‘i hapet rrugë magjistraturës
së re. Nuk kanë munguar
edhe vlerësimet nga ana e Presidentit
për punën e mirë që është
bërë në fushën e drejtësisë. Ai ka
theksuar se janë përballuar
shumë sfida, edhe mbi bazën e
vullnetit politik. Ndërkohë që 80
për qind e drejtuesve të sistemit
të drejtësisë, sipas Topit janë
ndryshuar.
Pavarësia e drejtësisë
Presidenti Topi, gjatë fjalës së
tij parashtroi frymën e re të
gjyqësorit në Shqipëri. Ai tha se
rreth 80% e drejtuesve gjatë
këtij viti, janë ndryshuar.
"Kemi pasur rast të bëjmë
me një proces transparent.
Ka qenë një procedurë
më e mirë, por gjithmonë
ajo ka nevojë të
përmirësohet", u shpreh
ai, duke shtuar se ne jemi
futur në një proces, i cili ka
qenë një proces konstant, ritmik,
aq sa ndonjëherë është
menduar që Këshilli i Lartë i
Drejtësisë po punon, po zhvillon
mbledhje për të emëruar një
gjyqtar, apo për të zhvilluar një
aktivitet kompleks. "Më vjen mirë
të them që ka hapa progresivë,
por nuk më vjen mirë të them që
konstatojmë që ende sistemi i
drejtësisë vazhdon të jetë i
sëmurë. Vazhdon të jetë i sëmurë,
sepse ne ende jemi larg kapjes së
atyre standardeve. Politika natyrisht
është interpretim i interesave
të qytetarëve, të cilët e
shprehin vullnetin e tyre me votë.
Por ka raste që politika merret
edhe me debate të ditës, ndërsa
ai që ndjen nevojën për drejtësi,
është pikërisht qytetari i thjeshtë",
tha kreu i shtetit.
Përzgjedhja e
gjyqtarëve
Duke iu drejtuar anëtarëve të
KLD-së, Topi tha se në procese të
përzgjedhjes së personave që
drejtojnë struktura të rëndësishme
të pushtetit gjyqësor, "i
dëgjojmë gati-gati në mesazhet
virtuale që japin do të realizojmë
këtë, këtë, këtë, por prapë sa
marrin pozicionin, nuk e kam
fjalën për të gjithë, nuk e kam
fjalën për mazhorancën e tyre,
por për individë të cilët e shfaqin
këtë fenomen. Vend i vogël, vend
i vogël, e kam thënë dhe herë
tjetër, vendi i vogël merr vesh
gjithçka, sidomos në rrethet e
juristëve, mësohet vesh gjithçka.
Premtojnë shumë, realizojnë
pak. Do të ishte shumë e mirë që
gjërat të jenë kompatibël, që atë
që thua, në mesazhe publike, në
rrethin e gjyqtarëve, e juristëve,
para mediave, atëherë duhet ta
zbatojmë. Sepse vazhdojnë akoma
në segmente të caktuara të
sistemit të drejtësisë me klane
tradicionale, vazhdojnë me rrethin
e miqve të miqve. Nuk shkohet
nëpër pozicione për të rritur
rrethin e ‘miqve‘ dhe të interesave.
Nga dikush mund të kuptohet
kështu, por sistemi i drejtësisë
duhet të jetë fare i hapur.
Është momenti ta bëjmë këtë bilanc
e t‘i themi gjërat hapur.
Sistemi i drejtësisë ka nevojë të
rimëkëmbet, ka nevojë të për-
ballojë sfida jo sipas interesave
politike ‘iksi‘ dhe ‘ipsiloni‘.
Sistemi i drejtësisë ka nevojë të
jetë integral, të jetë integër i secilit
në karakter, të jetë patjetër
në një harmoni të ravijëzimit të
akteve kushtetuese e ligjore dhe
të japë drejtësi", pohoi Topi.
Korrupsioni
Presidenti tha se sistemi i
drejtësisë ka nevojë realisht të
pastrohet. "Ka korrupsion dhe
kur ky term përdoret në mënyrë
shumë inflacioniste, pa veprime
konkrete, atëherë ne themi që
s‘kemi bërë asgjë. Gjërat duhet të
vendosen në standardet e tyre.
Dhe unë mendoj që, fatmirësisht
gjatë këtyre viteve kemi pasur një
shans shumë të madh", pohoi ai,
duke shtuar se ka ikur koha e mediokritetit.
"Të mos themi që nuk
kemi më kuadro, sikurse diskutonim
në vitet e para të tranzicionit.
Sot mundësia për kompeticion
është e jashtëzakonshme. Kjo
është arsyeja që ne duhet t‘i
japim një spunto të madhe, një
mbështetje të madhe, të gjithë
linjës së formimit të juristëve në
Shkollën e Magjistraturës", pohoi
kreu i shtetit.