E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Kritikat e SHBA dhe BE, të drejta

Partia Demokracia Sociale mbështeti dje qëndrimin e qeverisë amerikane dhe asaj britanike, Pranisë së OSBE-së në Tiranë dhe Këshillit të Evropës, lidhur me ligjin për kontrollin e figurave dhe hapjen e dosjeve. Sipas sekretarit politik, Artur Duçkallari, kërkesat e tyre për shtyrjen e miratimit të ligjit në Kuvend ranë në veshin e shurdhët të një qeverie, që tashmë mendon vetëm se si do t‘u shpëtojë proceseve gjyqësore të ngritura për korrupsion. PDS vlerësoi se procesi i hapjes së dosjeve duhet bërë në përputhje me Kushtetutën dhe jo me ligje të nxituara e kontradiktore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›