Delijorgji ishte vetëm administrator, nuk rezulton me asnjë pronë të vetën
Biznesmeni është administrator i dy firmave, “Përparimi sa” dhe “Park Cnstruction”. Avokati i Shtetit po shikon mundësinë për sekuestro të pasurive të tij
Habjon Hasani
Tiranë - Biznesmeni Mihal Delijorgji po “filtrohet” me kujdes nga Avokatura e Shtetit lidhur me pronat dhe pasuritë që disponon, por duket se biznesmeni nuk ka asnjë pronë të vetën, pasi ai thjesht ka administruar aktivitetin tregtar në Shqipëri të disa kompanive të huaja. Zyrtarisht zoti Delijorgji ka rezultuar bashkëpronar i firmës “Abademil”, por kjo e fundit ka pushuar aktivitetin pas shpërthimit në Gërdec. Përveç kësaj firme, Delijorgji është i lidhur me kompanitë “Përparimi sa” dhe “Park Construction” por te këto firma ai rezulton të jetë vetëm administrator, dhe jo pronar i tyre. Në këtë mënyrë duket se biznesmenit është e vështirë t’i gjesh prona të paluajtshme apo pasuri të tjera, pasi në të vërtetë aktivitetet që ai administronte zyrtarisht janë në pronësi të firmave të tjera, të regjistruara në Qipro dhe Afrikë.
“Përparimi”
Shoqëria “Përparimi sa” është një ndër kompanitë që Delijorgji ka administruar. Ai ishte ortak në këtë kompani kur ajo u themelua në vitin 1993, së bashku me ortakët e tjerë me shtetësi greke, Spiridhon Simandiris dhe Kostandinos Vllahojanis. Në vitin 1998 dy ortakët grekë i dhurojnë aksionet e tyre Kristo Delijorgjit, e tashmë Delijorgjët bëhen pronarë të vetëm të firmës “Përparimi sa”. Megjithatë, katër muaj pasi zyrtarizon zotërimin e aksioneve, Delijorgji i shet të tëra, së bashku me 12 aksione të Kristo Delijorgjit, te firma “Felmont Trading Limited”. Përfaqësuesit e rinj të firmës janë Aikaterini Donta dhe Kristo Delijorgji. Emri i Mihal Delijorgjit tashmë figuron vetëm si administrator i kësaj firme. “Përparimi sa” ishte firma nënkontraktore e “Elbo”-s, që në tetor të vitit 2004 kishte fituar tenderin për shitjen e skrapit dhe të çelikut që përfitohej nga demontimi i municioneve dhe mjeteve të artilerisë së rëndë, tender i bërë ky nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas dokumenteve zyrtare të regjistruara në gjykatë, më 25 janar të vitit 2005, aksionet e “Përparimi sa” u 18-fishuan. Një vit më vonë shoqëria ndryshon sërish pronar. Kështu, në bazë të prokurave që mbajnë datat 2 shkurt të vitit 2006 rezulton se “Felmont Trading” përfaqësohej nga Giorgia Solonos, Hristos Pasalidhis dhe Aikaterini Donta. Po të njëjtët emra janë dhe që drejtojnë dhe përfaqësojnë edhe firmën “Feltex Holdings Limited”, që në maj të 2006-s blen aksionet e zotëruara nga “Felmont Trading Limited”.
“Park”
Në korrik të vitit 2005 krijohet në Tiranë shoqëria “Park Construction sa”. Delijorgji rezulton si administrator i kësaj shoqërie aksionere. Pronarë të saj janë “Mandalay Group Holdings” me qendër në ishujt anglezë të Virxhinias dhe “Brammer Ventrus co” me qendër në Liberi me 49 për qind të aksioneve, por që përfaqësohet nga Delijorgji. Firma e ndërtimit duket si një ndër nismat e radhës së tij për t’u përballur edhe më biznesin e ndërtimeve. Shoqëria, që ka dhe 51 për qind të aksioneve të firmës së ndërtimit, përfaqësohet nga Aikaterini Donta, e cila përfaqësonte dhe aksionet më të mëdha të shoqërisë “Përparimi sa”. Te firma “Park Construction”, një nga aksionerët është dhe një biznesmen anglez me prona në Liberi, i quajtur A. Abedje. Ai u bë aksioner i kësaj firme nëpërmjet aksioneve që zotëron shoqëria e tij liberiane “Brammer Ventures”. Kjo e fundit rezulton se është një sipërmarrje multimiliardere, që disponon anije gjigante të projektuara për transportin transoqeanik të sasive të konsiderueshme të skrapit dhe të metaleve. “Largësia dhe larmia e pronarëve që zotërojnë aksionet e këtyre firmave sjellin vështirësi në investigimin e çështjes, pasi skema e transferimit të parave, që mund të kenë lidhje me Gërdecin, kthehet në një labirint të vërtetë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të hetojmë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të vërtetuar aktivitetin e vërtetë mbi Gërdecin”, - i tha dje “Albania”-s një hetues i dosjes “Gërdeci”.
Avokatura e Shtetit bën gati padinë ndaj Delijorgjit
Kreu i Avokaturës së Shtetit, Eduard Halimi, ka konfirmuar se një grup pune po punon prej kohësh në përgatitjen e kërkesë-padisë civile ndaj Mihal Delijorgjit, që shumë shpejt, sipas tij, do t'i dorëzohet Gjykatës së Lartë. "Prej disa ditësh është formuar një grup pune nga ekspertët e Avokaturës së Shtetit dhe po punoj në përgatitjen e një kërkesë-padie civile. Nuk është përcaktuar se ndaj cilit subjekt do të ngrihet, pasi kjo çështje është në diskutim e sipër mes ekspertëve për të përcaktuar përgjegjësinë juridiko civile të dëmit të shkaktuar në Gërdec”, - është shprehur kreu i Avokaturës së Shtetit për mediat. Sipas këtij prononcimi të zotit Halimi, padia në fjalë do të sinkronizohet me akuzat dhe konkluzionet e ekipit të prokurorëve të dosjes “Gërdeci”. "Kjo padi do t'i paraqitet Gjykatës së Lartë ditët e para të javës që vjen, pasi Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi dosjen penale me 29 të pandehurit në gjykatë dhe ne, si institucioni i mbrojtjes së interesave shtetërore, do t'i drejtohemi me këtë kërkesë-padi gjykatës, duke i kërkuar që personi apo subjekti juridik t'i paguajë dëmet e shpërthimit të Fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec",- shtoi kreu i Avokaturës së Shtetit, Eduart Halimi. Sipas tij, shuma që do të kërkohet të paguhet nga përgjegjësit e këtij shpërthimi është vlera e dëmit e nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme gjatë hetimit, dëm të cilin qeveria është detyruar të paguajë ndaj të dëmtuarve. "Vlera monetare që kërkohet të paguhet është ajo e nxjerrë nga Komisioni i Vlerësimit të Dëmeve që Prokuroria tashmë e ka bërë të ditur dhe që është rreth 2.2 miliardë lekë të reja, afërsisht 16 milionë euro. Kjo shumë tashmë është paguar nga autoritetet ndaj të dëmtuarve nga shpërthimi. Nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, autoritetet kërkojnë t'ua marrin këtë shumë personave apo subjekteve përgjegjëse të kësaj tragjedie", - tha Halimi, duke nënvizuar se ky proces do të jetë paralelisht me atë penal. Mësohet se padia civile me shumë gjasa do të jetë e ngritur ndaj kompanive që kishin për detyrë kryerjen e demontimit të municioneve ‘SAC-Albademil’, që nga moskrijimi i kushteve të sigurisë në punë ka sjellë pasojat e shpërthimit. Për të gjitha dëmet e shkaktuara shtetit është detyruar të përgjigjet, por këto para do të kërkohet t'u merren subjekteve kontraktuese të MEICO-s, që në rast mos pagimi të këtij dëmshpërblimi atyre do t'u konfiskohen pasuritë e sekuestruara për të shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Delijorgji: “Unë nuk kam asnjë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes”
Dokumentet zyrtare tregojnë se nuk ka qenë Mihal Delijorgji ai që është kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes, por kompania “Southern Ammunition” në pronësi të amerikanit Patrik Henri. Jo më larg se dy ditë më parë dhe ministri Mediu shprehu habinë e tij gjatë një debati televiziv mbi faktin se Prokuroria nuk kishte proceduar ndaj Henrit njësoj siç kishte bërë me aktorët e tjerë të kësaj historie. Patrik Henri vetëm sa ka dhënë një deklaratë zyrtare për Prokurorinë, ndërsa organi i akuzës ka arrestuar Mihal Delijorgjin, i cili nga ana e tij pretendon se nuk është kontraktor i Ministrisë së Mbrojtjes. Duke iu referuar kontratës së dytë të nënshkruar më 28 dhjetor ’07 mes ndërmarrjes shtetërore të eksport-importit të armëve “MEICO” dhe kompanisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc”, kjo e fundit ka pasur të drejtë vetëm të çmontojë dhe demilitarizojë municion luftarak të blerë. Nga ana tjetër, shoqëria amerikane të gjithë këtë arsenal ushtarak që ia ka blerë shtetit shqiptar, ia ka shitur tri ditë më pas kompanisë shqiptare “Albademil” sh.p.k, e cila, veç dy veprimtarive në fjalë, ka pasur të drejtë që edhe të shesë një pjesë të këtij municioni. Më konkretisht, në kontratën e 28 dhjetorit ’07, të nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së, shkruhet: “Shitësi (MEICO) i shet blerësit (SAC) municionin për çmontim dhe demilitarizimin nga ana e (SAC) në territorin shqiptar”. Ndërkohë, në kontratën e nënshkruar më 31 dhjetor ’07 mes kompanisë amerikane “SAC” dhe asaj shqiptare “Albademil” shkruhet: “Pala shitëse (SAC) i shet dhe i transferon palës blerëse (Albademil sh.p.k), që pranon të drejtat e pronësisë së municioneve të mëposhtme me qëllim çmontimin, demilitarizimin dhe tregtimin e materialeve që rrjedhin nga përpunimi i tyre”. Referuar këtij kushti të kësaj kontrate, kësisoj i jepet e gjithë e drejta kësaj kompanie shqiptare për të tregtuar një pjesë të këtij municioni luftarak të përbërë prej predhash nga 20 mm deri në 152 mm. Vlera monetare në total e kontratës së shitblerjes së nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së ka qenë në shifrën 582.326 dollarë amerikanë. E thënë ndryshe, ky ka qenë çmimi me të cilin kompania amerikane ka blerë municionin luftarak nga shteti shqiptar, të cilin duhet ta demontonte. Ndërkaq, këtë municion SAC ia ka shitur kompanisë shqiptare, “Albademil” sh.p.k tri ditë më pas 2 për qind më shtrenjtë në krahasim me atë që e ka blerë. Vlerat monetare në fjalë bëhen publike në kontratat respektive.
21 Mars 2009