ISKSH: Kardiologët u shesin barna të shtrenjta pacientëve pa qenë nevoja
Mjekët rrisin xhirot e firmave farmaceutike duke “detyruar” pacientët.
Emanuela Sako
Mjekët kardiologë u shesin barna të shtrenjta pacientëve që në fazat e para të sëmundjes pa qenë nevoja e përdorimit të tyre.
Sipas ISKSH-së, mjekët specialistë, në mënyrë të veçantë mjekët kardiologë, vazhdojnë të plotësojnë rekomandime në lidhje me trajtimin e të sëmurëve me barna të alternativave më të shtrenjta që në fazat e para të sëmundjes. Kjo gjë është në kundërshtim me praktikën e njohur mjekësore, duke ndikuar ndjeshëm në shtimin e shpenzimeve për barnat e rimbursuara. Ajo që bëhet e ditur nga ky institucion është se qëllimi kryesor nuk është shëndeti i pacientit, por rritja e xhirove të firmave farmaceutike. Rekomandimet plotësohen në kundërshtim me protokollet e përdorimit të barnave, të cilat janë të përcaktuara nga katedrat e shërbimeve spitalore universitare.
Problematika
Përveç abuzimeve ligjore, problemi është më i madh në rastin kur përdorimi i medikamenteve më të shtrenjta dhe më të forta mund të bëhen problem për përkeqësimin e situatës shëndetësore të pacientëve. Jo në pak raste, pacientët kanë përfunduar në urgjencë për shkak të marrjes së barnave alternative që mund të jenë më të forta, të mjekimit të gabuar, të shtimit të dozave etj. Kjo ndodh pasi pacientët drejtohen në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për kryerjen e vizitës dhe për të marrë një recetë apo mjekim nga mjeku, i cili për përfitimet personale nuk u jep pacientëve kurën e nevojshme. Një mjekim i tillë i pacientëve sjell probleme shëndetësore tek ata dhe dëm financiar për institucionin shëndetësor. Ndërsa përfitues janë mjekët dhe firmat farmaceutike, të cilat kanë kontrata me qendrat shëndetësore.
Shkeljet
ISKSH-ja, gjatë dy muajve të fundit, ka kryer kontrolle në zbatimin e kontratave me qendrat shëndetësore dhe subjektet farmaceutike në Tiranë. Nga këto kontrolle janë hasur shkelje si: abuzimet me kontratat, abuzime me ofrimin e shërbimeve, në përcaktimin e diagnozave pa kryer vizitat e pacientëve, abuzime me faturat për personat e pasiguruar etj. Për të tilla shkelje, masat e parashikuara janë paralajmërimi për përjashtim nga puna dhe gjobë në bazë të dëmit të shkaktuar kundrejt pacientëve dhe ISKSH-së. Në mjaft raste, diagnozat nuk mbështeten me ekzaminime, nuk argumentohet në kartelë arsyeja e dërgimit të të sëmurit te mjeku specialist, nuk pasqyrohen në kartelë të gjitha vizitat e kryera. Po kështu, nuk zbatohet praktika e njohur mjekësore për përshkrimin në kartelën personale të treguesve kryesorë të vendosjes së diagnozës dhe mjekimit. Njëkohësisht nuk respektohet sistemi i referimit për rekomandimet te mjeku specialist dhe në spital, si dhe shkelje të kufizimit të listës dhe protokollet e përdorimit të barnave, kryesisht për sistemin kardiologjik, pulmonar dhe traktit urinar etj. Përveç kësaj, nuk argumentohen të gjitha rastet e reja kronike dhe ndryshimi i terapive sipas detyrimeve kontraktuale.
21 Mars 2009