E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji nxjerr huq Prokurorinë

Mihal Delijorgji

Mihal Delijorgji rezulton ortak vetëm në firmën Albademil, jo në dy firmat e tjera, Përparimi dhe Park Construction, ku sipas regjistrit tregtar në gjykatë dhe në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, ai është drejtor dhe administrator, por jo pronar

TIRANË - Kërkesa për sekuestro të pasurisë së Mihal Delijorgjit, e bërë pak ditë më parë nga prokuroria, ka shumë të ngjarë që të lërë me “gisht në gojë” organin e akuzës për sa i përket sekuestrimit të pasurive të patundshme. Nga tri firma në të cilat rezulton emri i Delijorgjit, vetëm në njërën prej tyre, e pikërisht tek “Albademil”, ai shfaqet si ortak që zotëron 75 për qind të firmës, së bashku me Patrick C. Henry III, i cili gëzon pjesën e mbetur, ndërsa në dy firmat e tjera ai, megjithëse janë të regjistruara në emrin e tij, tashmë rezulton thjesht si administrator i tyre, ose si drejtor, ndërsa aksionet e pronësia janë në “dorë” të tjetërkujt.

Në firmat “Përparimi” dhe “Park Constraction Albania”, Delijorgji tashmë në dokumentet zyrtare të paraqitura dhe të njohura në gjykatë rezulton si drejtor dhe si administrator. Ndërkohë që jo pak të forta në biznes rezultojnë lidhjet e Delijorgjit me firma qipriote.

Si shiti Delijorgji aksionet e tij të “Përparimit” dhe kush është pas shoqërisë “Park konstruction”? 

Firmat

Sipas dokumenteve zyrtare që disponon “Korrieri” rreth aktiviteteve private që ka Mihal Delijorgji, surprizat nuk kanë fund. Pas themelimit dhe regjistrimit të kompanisë së tij të parë “Përparimi” sh.a., shoqëri tregtare e themeluar kjo në dhjetor të vitit 1993 në Gjirokastër me dy ortakë grekë, Spiridhon Simandairis dhe Kostandinos Vllahojanis, 10 muaj më vonë, shoqëria “Përparimi” regjistrohet në Regjistrin Tregtar të Tiranës. Shoqëria e cila ende e kishte selinë në fshatin Dhuvjan të Gjirokastrës, kishte si objekt aktiviteti tregtinë e përgjithshme, importe-eksporte, si dhe transportet ndërkombëtare. Kapitali fillestar i kësaj shoqërie ishte 90 milionë lekë të vjetra. Ndërsa pak vite më vonë, në maj të vitit 1999, shoqëria tregtare “Përparimi” sh.a nis zgjerimin e aktivitetit të saj, duke u shtuar bizneseve dhe “të drejtën” e regjistruar po në gjykatë dhe për të investuar në llamarina të valëzuara, prodhim të rrjetave të telit, prodhim të gozhdëve, profileve të hekurit, si dhe përpunim të hekurit nëpërmjet drejtimit, prerjes dhe kryerjes së proceseve të tjera. Ndërsa në dhjetor të vitit 1999, shoqëria zyrtarisht ka ndryshuar tashmë selinë e saj dhe nga Dhuvjani i Gjirokastrës transferohet tek ish-ofiçina e automjeteve në Shkozet të Durrësit. Saktësisht, një muaj më pas, në Gjykatën e Tiranës regjistrohet i pari ndryshim mes ortakëve të shoqërisë së Delijorgjit. Dy grekët, Spiridhon Simandiris dhe Kostandinos Vllahojanis, i dhurojnë aksionet e tyre Kristo Delijorgjit, e tashmë Delijorgjët kanë të tërë “Përparimin” për të përparuar me shpejtësi drejt pasurimit marramendës. Në janar të vitit 2000, Mihal Delijorgji ka 110 aksione të “Përparimit”, ndërsa Kristo Delijorgji ka 130 aksione. Pikërisht në prill të vitit 2000, Mihal Delijorgji vazhdon sërish me “triblimet” e pronësisë së “Përparimit”. Katër muaj pasi ai kishte marrë 110 aksione, ai i shet të tëra së bashku me 12 aksione të Kristo Delijorgjit tek firma “Felmont Trading Limited”. Kjo e fundit fiton 51 për qind të aksioneve të “Përparimit” pas blerjes prej 12 milionë dhrahmish që bën, ndërsa zyrtarisht dhe me vendim të gjykatës, Mihal Delijorgji humbet të drejtën e pronësisë mbi “Përparimin” dhe mbetet vetëm drejtor i saj.            

Në maj të vitit 2006, shumicën e aksioneve të “Përparimit” e merr një firmë qipriote. Shoqëria tregtare “Felmont Trading Limited” i shet 51për qind të aksioneve të saj shoqërisë “Feltex Holdings Limited”. Që prej asaj kohe, në regjistrin tregtar nuk ka pasur më asnjë ndryshim të pronësisë ose ortakërisë së shoqërisë tregtare “Përparimi” sh. a, e cila vazhdonte të kishte drejtor Mihal Delijorgjin.

2004, në mes të “El Dorados”

Dhjetë vjet pasi kishte nisur biznesin, Mihal Delijorgji duket se gjen rrugën drejt “El Dorados”.

Në 3 shkurt të 2004, po në Gjykatën e Tiranës, Delijorgji, në cilësinë e drejtorit të shoqërisë tregtare “Përparimi” sh. a, depoziton vendimin e asamblesë së jashtëzakonshme të aksionerëve që të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të fillojnë grumbullimin, mbledhjen, shitblerjen, përpunimin dhe import-eksportin e skrapit. Po në vitin 2004, në fund të dhjetorit ai regjistron në gjykatë një zmadhim të kapitalit të shoqërisë me fitimet e realizuara. Ishin kohët e arta, kur firma “Përparimi” ishte nënkontraktore i firmës “Elbo”, që në tetor të vitit 2004 kishte fituar tenderin për shitjen e skrapit dhe të çelikut që përfitohej nga demontimi i municioneve dhe mjeteve të artilerisë së rëndë, tender i bërë ky nga Ministria e Mbrojtjes.

Tanket e copëtuar dhe të shitur bëjnë një mrekulli të vërtetë

Sipas dokumenteve zyrtare të regjistruar në gjykatë në 25 janar të vitit 2005, aksionet e “Përparimit” gati 18-fishohen. Nga 240 aksione që tashmë janë në duart e Kristo Delijorgjit dhe firmës “Felmont Trading Limited”, aksionet bëhen 4183, ndërsa kapitali i shoqërisë zmadhohet me 1 miliard e 650 milionë lekë të vjetra, ose e thënë ndryshe, nga 9.000 000, bëhej 165.862.500 lekë të reja. Gjashtë muaj më vonë, më 28.06.05, Delijorgji çon në gjykatë një tjetër kërkesë për zmadhim kapitalit, me fitimet e nxjerra gjatë vitit të begatë 2004. Dhe në fund të vitit, “perandoria” e “Përparimit” shtohet edhe me 665 aksione, duke e çuar vlerën e kapitalit të shoqërisë në gati 2 milionë lekë të vjetra (190 800 000 lekë të r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›