“Delijorgji", përplas KLD me Ministrinë e Drejtësisë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Lirimi nga akuzat për Mihal Delijorgjin, ka çuar në përplasjen e institucioneve më të larta të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është kthyer në mbrojtje të tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak në Durrës. Kështu, kreu i Ministrisë së Drejtësisë pohoi dje se nuk do të propozojë procedimin e asnjë gjyqtari pa provuar akuzat. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kërkoi shkarkimin e tre gjyqtarëve, që sipas tij, i dhuruan lirinë Mihal Delijorgjit, pronarit të kompanisë së demontimit të armëve në Gërdec.
Ministria
Vetëm pas gjetjes së provave, Ministria e Drejtësisë do të paraqesë përpara KLD-së kërkesën për procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak në Durrës. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria ka reaguar dje në lidhje me tre gjyqtarët, Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, të cilët me një vendim të dhjetorit 2007 “liruan” nga akuza e kontrabandës së hekurit në dëm të shtetit në vlerë 1.2 milion dollarë Mihal Delijorgjin. Sipas burimeve zyrtare, për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Ushtarak në Durrës, do të nisë një procedim disiplinor i rregullt “pavarësisht paragjykimeve dhe diskutimeve që shoqërojnë këtë rast. “Ministri i Drejtësisë do të informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të inspektoratit të KLD-së”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri i Drejtësisë do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kërkesë e cila do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova.
KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi dy ditë më parë shkarkimin e tre gjyqtarëve ushtarakë të Apelit të Durrësit, të cilët në dhjetor të vitit 2007 shpallën të pafajshëm Mihal Delijorgjin për kontrabandën e skrapit. Zyra për shtyp e KLD-së njoftoi dje se ka përfunduar raporti i inspektimit mbi çështjen “Delijorgji” në Gjykatën e Apelit Durrës, duke nxjerrë si konkluzion përfundimtar një sërë shkeljesh nga tre gjyqtarët e çështjes. Relacioni përfundimtar i është dërguar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke i kërkuar njëkohësisht vlerësimin e këtij raporti përfundimtar dhe fillimin e një procedimi disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Me anë të këtij vendimi, gjyqtarët ushtarakë i kanë falur Delijorgjit 1.2 milion dollarë në dëm të buxhetit të shtetit, duke i dhënë atij pafajësinë për akuzën e kontrabandës.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008