Shehu: Këtë vit deficiti buxhetor më i lartë
Autori i Lajmit: red.
Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu thotë se këtë vit deficiti buxhetor do të jetë më i lartë se vitin e kaluar, ndërsa shprehet optimist se ky deficit do të ulet në 2009.
Në një intervistë dhënë për agjencinë prestigjioze të lajmeve “Reuters“, Sherefedin Shehu shpjegon rritjen e deficitit buxhetor me krizën ekonomike në të gjithë botën.
Inflacioni
“Ky vit do të jetë më i vështiri, (për inflacionin) pasi edhe Shqipëria po përjeton problemet që ka e gjithë bota, por zv/ministri thotë se është optimist për vitin e ardhshëm”. Sipas Shehut inflacioni në Shqipëri është 4 % në vit, ndërkohë që objektivi i inflacionit është 3% plus ose minus 1 %. Zv. ministri i Financave ndodhej në Estoni në një konferencë të organizuar nga Organizata Botërore të Shëndetësisë.
Eurobonot
Gjatë intervistës së tij Shehu tha se Shqipëria planifikon të hedhë në treg eurobonot e para në gjysmën e parë të 2009. “Këtë vit do të nisim përgatitjet që të jemi gati për eurobonot” ka thënë zv.ministri i Financave. Bonot sipas tij, do të jenë rreth 130 deri në 300 milionë euro dhe kjo do të varet nga kërkesa dhe kostoja në treg, si dhe lë të hapur mundësinë e rritjes së vlerës së eurobonove nëse tregu e kërkon. Gjatë intervistës Shehu tha dhe se qeveria po punon për përmisësimin e infrakstrukturës dhe për projekte të prioritetit të lartë si rrugët dhe hidroenergjia.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008