Legalizimi i objekteve, gati 8 mijë leje
Autori i Lajmit: red.
Rreth 8 mijë kërkesa të qytetarëve të Elbasanit, Peqinit dhe komunës Klos, janë gati për të marrë lejen e legalizimit të objekteve të tyre. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-it, Ditor Musai, tha se "në momentin që ligji do të fillojë të veprojë, me një staf shtesë të kualifikuar do të nisim punën për të përgatitur lejet e legalizimeve. Stafi është i përbërë nga 45 ekspertë të fushës dhe nga këto 21 janë vetëm për Elbasanin, komunën Bradashesh dhe komunën Labinot". Sipas tij, grupet e punës të krijuara me ekspertë të kualifikuar do të normohen, ose do të kenë detyra ditore të përcaktuara saktë, që konsistojnë në matjen e objekteve, hartimin e gent-planeve dhe planimetrisë në mënyrë dixhitale. Deri në fund të vitit Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t do të përfundojë dokumentacionin teknik dhe ligjor dhe do t i japë lejet e legalizimeve 4000 qytetarëve të bashkisë Elbasan dhe dy komunave Bradashesh dhe Labinot. Ndërsa për rrethet e tjera të qarkut si në Peqin, Gramsh e Librazhd, Musai deklaroi se "deri në fund të vitit do të plotësohet dokumentacioni i mësipërm dhe do të jepen lejet e legalizimit për 25 000 ndërtime, ndërkohë që më pas do të nisë puna për shumë komuna të tjera të qarkut". Përsa i përket bashkëpunimit me pushtetin vendor Musai tha se "do të kemi marrëdhënie të ngushta me qëllim që procesi të ecë normalisht dhe t i jepet fund sa më parë informalitetit në ndërtime në qarkun e Elbasanit". Ky është një proces shumë i vështirë, sepse gërshetohet terreni, teknikat e larta të hartimit të dokumentacionit (dixhitalizimi) dhe larmia e madhe e ndërtimeve, të cilat do të zgjidhin shumë probleme që lidhen me infrastrukturën.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008