Në shitje 22.9 miliardë bono lekë thesari
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, publikoi të premten për shitje me ankand 22.9 miliard lekë bono thesari të qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet më 30 qershor, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12, 6 dhe 3 mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në 25.06.2009, 18.01.2009 dhe 10.10.2008. Nga totali prej 22.9 miliard lekësh, 12.9 miliard lekë do të jenë bono me maturim 12 mujor, 6.5 miliard lekë do të jenë bono me maturim 3 mujor, 3.5 miliardë lekë me maturim 6 mujor.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008