Prezantohet kreu i ri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Autori i Lajmit: red.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u zhvillua dje ceremonia e prezantimit të kryetarit të ri të kësaj prokurorie, Olsian Çela, me pjesëmarrjen e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, bënë të ditur burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokurori Çela zëvendëson në këtë funksion z. Adnand Kosova, i cili e mbante këtë post nga viti 2004, kohë kur nisi nga funksionimi kjo strukturë e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale. Emërimi i prokurorit Çela në këtë detyrë u firmos një ditë më parë nga kryeprokurorja Rama, pas komandimit të z.Kosova si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008