Droga drejt Greqisë, sekuestrohen 14 kg
Autori i Lajmit: red.
Policia e Kakavijës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të makinës iu gjet 14 kilogramë drogë. Sipas policisë së Gjirokastrës, mësohet se shtetasi i ndaluar është Minella Xhogu, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës, aktualisht emigrant në Athinë. “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Reno Laguna” me targa greke MYB 7462, është konstatuar se poshtë kofanos së këtij automjeti kishte disa pako të mbështjella me letër natriban të futura në thas plastmasi”, - thanë burimet policore. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor së bashku me specialistët e Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku nga këqyrja e automjetit rezultoi se në pjesën e motorit kishte 5 pako të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë. “Në pjesën e poshtme, në shasi, kishte edhe 11 pako të tjera të njëjta me të parat dhe në përfundim të këqyrjes së automjetit, u evidentuan gjithsej 16 pako, të cilat varionin nga 800 gramë deri në 1 kilogram secila. Sasia e lëndës narkotike ishte rreth 14 kilogramë”, - thanë të njëjtat burime. Sipas policisë, i ndaluari ishte duke udhëtuar nga Vlora për në Athinë. Nga ana e Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit, në cilësinë e provës materiale, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Minella Xhogu, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni283/a i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008