Rehabilitim për 4 mijë metër fasadë
Rreth 4 mijë metër katrorë fasada ndërtesash publike do të rehabilitohen në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.
Projekti “Rikualifikim Urban”, që po vihet në jetë nga Bashkia e Tiranës përfshin ndërhyrjen për rehabilitimin e fasadave, ndriçimin publik dhe ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit dhe afati i përfundimit të punimeve është 45 ditë. Financimin e kanë marrë përsipër disa kompani holandeze të njohura në lyerjen e fasadave. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, së bashku me zëvendësambasadoren holandeze Ardi Stoios-Braken ishin të pranishëm në fillimin e punës për rehabilitimin e fasadës në një prej pallateve në bulevardin “Bajram Curri”.