E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delina pas 46 vjetësh në skenën e TOB

Sonte ne mbremje ne skenen e Teatrit të Operas dhe Baletit do te ngjitet premiere baleti “Delina”. Publiku shqiptar do te kete mundesi te shijoje kete kryeveper e cila rikthet pas 46-vjetesh, nen koreografine e Agron Aliajt, dikur ne rolin e Arbanit. Me muzike te çesk Zadese, ky balet do te sjelle dashurine e Arbanit dhe Delines, e pengesat qe do te hasin per te cuar perpara lumturine e tyre.

Ne vitin 1964 kjo kryeveper e repertorit shqiptar u soll e skene nga Panajot Kanaci, Agron Aliaj, Zoica Haxho, e Refat Teqja, ndersa sot te rinjte e TOB Enada Hoxha, Gert Vaso, Elona Nallbani, Erisa Gina, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Evis Nallbani etj, do ta sjellin me elemente rinj nen koreografine e Agron Aliaj.

Delina do te vijoje te shfaqet edhe ne datat 6 dhe 7 mars.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›