Tri teatro në “një”

U dha në skenë shfaqja e dytë nga studentët e regjisë së teatrit. Diar Xani, regjisori i shfaqjes, punoi me aktorë të diplomuar. Për ta dramatizuar dhe venë në skenë, regjisori zgjodhi “Othellon”, e Shekspirit. Regjisori, më konkretisht, ka marrë momentin dramatik të Dezdemonës, akti i vrasjes, pjesë kjo e pasuruar me disa elemente të vogla të cilat e bëjnë dhe më të veçantë dhe prekës ketë akt.
Shfaqja fillon me teatrin e varfër “Grotowski “, e punuar me përkushtim, duke nxjerrë nga dy elemente krejt të veçanta për të finalizuar një sistem, “burën” mbi të cilën aktorët derisa përfundojnë këtë lloj teatri, bënë lojën e tyre mbi të, pa e prekur binen e Dodonës, ndërsa ndihmesë patën dhe litarët sipër tyre.
“Është shumë i vështirë ky sistem dhe Grotovskit i kam kushtuar rëndësinë më të madhe, ndoshta pse është më i komplikuari dhe më i vështiri ngase është teatër i varfër”, shprehet regjisori i shfaqjes Diar Xani.
Studenti është i lirë të zgjedhë pjesën e cila lë përshtypje tek ai. “Othello” jo rrallë është e pëlqyera e studentëve të regjisë së teatrit. “’Othello’ bëhet shpesh, por jam munduar të shtoj diçka dhe të bëj diçka më të veçantë, që nuk është parë por dhe që nuk është punuar te ne”, thotë Xani.
Shfaqja ishte e pasuruar edhe me dy sisteme atë të “Stanislavski” dhe “Brechtit”.
Regjisori i shfaqjes nuk e cilëson të lehtë punën për të bërë qofte edhe një shfaqje detyrë semestrale aq më pak kur inskenohet në tri sisteme.
“Nuk është e lehtë të inskenohet kur je student aq më pak, ngase kam qenë i obliguar të merrem me shumë gjëra dhe t’i siguroj vet”, shprehet Xani.
Ndihmesë dhe siç cilësohet stimulim nga ai, për realizimin e shfaqjes kishte nga kompania “AltuPharma” dhe nga teatri “Dodona”
Aktorët e shfaqjes janë: Lulzim Guhelli, Labinot Lajqi, Florentina Ademi, ndërsa skenografia është bërë nga Elvina Berberi.