E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, shansi i neperkembur me Kajserispor

Tirana, e vetmja skuader e kampionatit shqiptar, qe kishte mbetur ne kompeticionet europiane te ketij sezoni, pas disfates se te enjtes ne "Selman Stermasi" me turqit e Kajserispor, perfundimisht e ka kthyer ne mision te pamundur udhetimin e saj per ndeshjen e kthimit me 24 gusht ne thellesi te Anadollit, ku gjendet qyteti Kajser. Edhe tifozi me fanatik e pranon kete gje. Domosdo. Jane shifrat e rezultatit, ato qe nuk te lene te "fluturosh". Vetem turi i dyte. Dhe asgje me teper. Ky eshte ne pergjithesi fati i te gjitha skuadrave shqiptare ne kompeticionet europiane ne keto 10-15 vitet e fundit. Por, humbja me turqit e Kajserispor djeg ca si shume. Sepse Tirana (dhe futbolli shqiptar) kishte vertet shansin e madh. Perballej me nje skuader, krejtesisht te papervoje ne kompeticionet europiane.

Kajserispor, skuader e panjohur

Mjafton te thuash qe klubi eshte krijuar ne vitin 1966. Nderkohe qe skuadra, dy here te tjera ka dale nga superliga turke, ashtu sic ka hyre pa lene kurrfare gjurme. Sezoni i kaluar ka qene i treti radhazi ne superlige e me i suksesshmi i saj, ku eshte renditur ne vendin e peste, pas emrave te njohur te Gallatasarajes, Fenerbahcese, Beshiktashit e Trabzonsporit, pa thene qe diferenca ne pike me Gallatasajn e vendit te pare (83 pike) eshte tejet e thelle, kundrejt 51 pikeve te Kajserispor. Vecmas kesaj, skuadra turke vinte nga Kupa Intertoto, ku marrin pjese skuadra relativisht te dobta dhe prekja e Kupes UEFA, ishte ngjarje e shenuar per ta.

Perse shans i madh?

Nisur nga te gjitha keto, 22 here kampionia jone e kishte vertet shansin e madh per t'i kenaqur te gjithe futbolldashesit shqiptare, sepse ne kete tur, shorti mund ta kishte vene perballe Partizanit te Beogradit, Dinamos e Rapidit te Bukureshtit dhe bullgareve te Liteksit e Lokomotives se Sofjes. Perse shansi i madh? Skuadra bardheblu, e pervitshme ne kompeticionet europiane, do te perballej me nje ekip qe startonte nga kuota zero. Perse shansi i madh? Sepse ai nje here vjen. Dhe kur erdhi, nuk ditem ta shfrytezonim.

Vertet nuk ditem ta benim kete?

Nuk do te ishte dhe aq realiste nese do te pohohej kjo. Po te tille do te ishim edhe nese do te benim te kunderten. Gjithsesi, me sakta do te ishte nese thuhej qe bardheblute, ne planin psikologjik te pergatitjes se kesaj perballje, kurrsesi te asaj cka u luajt ne fushe, ishin me poshte. "Hafijlleku" turk i dha frytet. Diten per diell. Na vezhguan ne gjithcka. Acik fare. Jo per te bere profetin, por sa mire do te kishte bere tekniku Josa, qe ne ate miqesore me Apolonine, qe u luajt perpara Sagllamit, qe kishte udhetuar enkas qe nga thellesia e Anadollit, te kishte zbritur ne fushe skuadren e dyte. "Bujaria" jone, si ne cdo aspekt te jetes shqiptare, edhe kete radhe nuk kishte ps te bente perjashtim. Por Kajserisporit nuk i ka mjaftuar vetem kjo. Futbollistet e tij kishin marre urdher qe sa here ta shihnin ngushte situaten ne fushe te shtriheshin (!). Madje, autori i dy golave Akagunduz, dy here e beri kete gje. Te fundit, pa as me te voglin shkak, vetem pak caste para se te realizonte golin e dyte, teksa ekipi bardheblu kishte krijuar hapesiren ne ndertimin e nje aksioni ne harkun e zones se rreptesise turke. Nuk thone kot: Ne lufte duhen nente hile e nje trimeri.

Po Tirana?

Pse eshte nje skuader me kapacitetet e duhura, tjeterkush do ta kishte shume te veshtire qe, pas dy gabimesh foshnjerake, ta rimerrte veten. Dhe me te drejte Josa konstaton: "Skuadra i perballoi goditjet dhe ne pjesen e dyte e zhvendosi lojen teresisht ne gjysmefushen e Kajserisporit. Dhe gjithcka u ndertua ne drejtim te portes turke ishte me mendim te qarte taktik". Megjithese, turqit, me 2 0, nuk kishin c'kerkonin me shume. Tashme, kur ka perfunduar gjithcka, shume gjera mund te thuhen. Por, nuk ia vlen. Me mire se ai askush nuk do t'i kishte bere levizjet ne grupin e ekipit, i cili ne mesfushe kishte nje "grope" te madhe. "Gjithsesi, vijon tekniku i bardhebluve, edhe pse rezultati favorizon turqit, ne do te shkojme ne Kajser per te luajtur nje futboll normal e aspak inferior".

Radha e bardhebluve

Kajserispor e ka ne xhep "bileten" per ne turin e trete. Ndersa, Tirana nuk ka se c'te humbase. Aq me teper qe do te jete e kompletuar. Duro e Patushi, sigurisht qe do te kene marre veten. Nuk ka perse te mos jete radha e Tiranes ne "Ataturk stadium" te Kajserit. Dy sezone me pare ne turin e dyte te Champions me Josen ne krye Tiranes, per dy gabime foshnjerake ne fund te ndeshjes, Ferencvaroshi i ka rrembyer fitoren, nga 2-1 ne 2-3. Por ne Budapest, Tirana i ka treguar vendin me fitoren 1 0. Dhe ishte Ferencavarosh. Nuk eshte ndonje cudi qe historia te perseritet. "Allahu jo gjithnje do te jete me Kajserispor".

Bedri Alimehmeti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›