Dell: Kosova ka nevojë për maturi
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar se pas stabilitetit, Kosovës tani i duhet maturi.
Në një intervistë për një agjenci lajmesh, Dell është shprehur se aktualisht në shtetin e ri nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme.
"Janë humbur 6 muaj kohë me zgjedhjet lokale dhe ka shumë punë të tjera për t'u bërë", ka theksuar diplomati amerikan.
Më tej ai ka tërhequr vëmendjen për procesin e privatizimit, duke nënvizuar se mbizotëron një mendësi e vjetër që shteti të kontrollojë biznesin.