E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç shpalos strategjinë e ofensivës diplomatike

Kryediplomati serb Vuk Jeremiç ka shpalosur "strukturën strategjike" të ofensivës diplomatike të Beogradit.
Bllokimi i njohjeve të reja për pavarësinë e Kosovës, ndalja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe tërheqja e vemendjes së komunitetit ndërkombëtar për "shkeljet" e të drejtave të njeriut, janë tri prioritetet diplomatike të Serbisë.
Duke thurur lavde për "sukseset" e arritura, Jeremiç i ka deklaruar gazetës "Blic" se në saje të ndërhyrjes së Beogradit, është penguar anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas tij, është duke ardhur një moment kritik dhe rritja e presioneve që të vazhdohet me njohen e pavarësisë pasi GJND të paraqesë verdiktin për Kosovën. Pasi numëron "sukseset" që ka arritur diplomacia e tij, Jeremiç pranon edhe mosukseset e Serbisë në terrenin e Kosovës, duke thënë se në dy vitet e fundit "asnjë institucion shtetëror (serb) nuk ka arritur që të bëhet i dukshëm në jug të Ibrit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›