Afganistan, vriten 7 policë nga sulmi i NATO-s
Zyrtarët në Afganistan, kanë deklaruar se nga sulmi ajror i NATO-s gabimisht janë vrarë shtatë policë afganë dhe janë plagosur dy të tjerë, në pjesën veriore të këtij vendi.
Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja, e ka konfirmuar "incidentin", por një zëdhënës tha se aleanca "ende po heton se çfarë ka ndodhur" në provincën Kunduz, ku talebanët aktualisht janë aktivë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Afganistanit, Zemarai Bashari, tha se forcat afgane ishin bombarduar gabimisht, pasi NATO-ja donte të sulmonte nga ajri talebanët në vendin Imam Sahib.