E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një avion përplaset në një ndërtesë

Zyrtarët në Teksas kanë deklaruar se një avion i vogël mund të jetë përplasur qëllimisht në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Austin.
Zyrtarët thanë se avioni i vogël me një motor u përplas sot herët dhe mori zjarr, duke djegur një pjesë të ndërtesës para se zjarri të shuhej.
Zyrtarët thanë se ndërtesa i përket zyrës së taksave dhe se po hetojnë mundësinë se piloti ishte një individ i pakënaqur me agjencinë e mbledhjes së taksave.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se avioni po fluturonte ulët në drejtim të godinës para se të përplasej.
Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut lëshoi një deklaratë sot, në të cilën thotë se ka dërguar dy avinë luftarakë F-16 nga baza Ellington në Hjuston si masë sigurie

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›