SHBA/ Presidenti Obama takohet me Dalai Lamën
Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua sot me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama. Lideri budist, Dalai Lama, tha se me presidentin Obama bisedoi për paqe dhe harmoninë fetare. "Me presidentin Obama fola për promovimin e vlerave njerëzore, me qëllim të sjelljes së paqes në botë, për të mirën e familjes paqësore, individit paqësor", tha Dalai Lama, pas takimit me zotin Obama. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Obama "i ka paraqitur mbështetjen e fuqishme për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor të Tibetit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët në Republikën Popullore të Kinës".
Presidenti Obama e ka përshëndetur përkushtimin e Dalai Lamës për të mos patur dhunë dhe ka kërkuar dialog të drejtpërdrejtë me Kinën lidhur me Tibetin.
Kina e ka kundërshtuar takimin e presidentit Obama me liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, të cilin Pekini e konsideron separatist.