E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Durrësit ndalon katër shtetas nga Kosova

Policia bëri me dije, se dy nga shtetasit janë ndaluar gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit, pasi u paraqitën me dokumenta të personave të tjerë, të cilët kishin të drejtën e lëvizjes drejt Italisë.

Burimet shtuan se Halim Avdyli, 33-vjeç, nga Mitrovica dhe Shaqir Bytyçi, 18-vjeç, nga Drenasi, kanë synuar të kalojnë kufirin duke përfituar nga ngjashmëria me mbajtësit e dokumentave të rregullta. Sipas të njëjtave burime, 27-vjeçari Ragip Avdija nga Gjakova është ndaluar me një pasaportë belge, që dyshohet se është e falsifikuar, ndërsa 31-vjeçari Fazli Islami nga Skenderaj ka tentuar të kalojë me dokumentat e rregullta të bashkëshortes dhe të djalit, dy kushërinjtë e tij, Azemine dhe Bahtirs Islami.

Burimet thanë se të katër shtetasit do të procedohen penalisht përkatësisht për "Falsifikimin dokumentash" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›