E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell: Pas 25 korrikut, u vendos besimi në institucione

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 18:26

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka folur për zhvillimet e fundit në veri.

Dell tha se javëve të fundit kemi parë sesi liderët lokalë dhe institucionet e Kosovës mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një ambient të sigurt.

“Mendoj se përparësia pas 25 korrikut qëndron pikërisht në faktin sesi liderët politikë të përgjegjshëm, pastaj udhëheqësit religjiozë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, vendosën besimin në institucione. Dhe si rezultat nuk pamë dhunën ndëretnike sikurse në vitin 2004, por pamë një vend stabil, paqësor dhe rezistues ndaj atyre që tentuan të provokojnë konflikt ndëretnik midis komuniteteve”, ka thënë Dell.

Ai tha po ashtu se SHBA është e përkushtuar për të parë zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit, përfshirë edhe krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut.

“Siç e kemi parë në komunat e reja në Kosovë, liderët legjitimë të zgjedhur janë më të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve”, ka deklaruar Dell.

Ai tha po ashtu se ky është proces i duhur që përmes liderëve të zgjedhur, strukturat paralele në prapavijë do të zhduken, sepse qytetarët nuk do të kenë nevojë t’iu drejtohen atyre. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›