Dell: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme
Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë sot ambasadori amerikan Kristofer Dell.
Ambasadori Dell, i cili ka filluar tashmë detyrën e tij të re në Kosovë, ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Fatmir Sejdiu, duke e siguruar atë dhe popullin e Kosovës për interesimin e vazhdueshëm të Uashingtonit për Kosovën.
“Mund t’ju siguroj juve si president dhe popullin e Kosovës se mund të llogarisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner tuajin”, tha Kristofer Dell.
Në vazhdim, ambasadori amerikan rikujtoi parimet kryesore të politikës amerikane ndaj Kosovës, të cilat ai tha se janë shumë të thjeshta, por edhe të qarta.
“Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës do të jetë e pandalshme. Së dyti, Qeveria amerikane mbetet e përkushtuar të mbështesë një Kosovë demokratike, shumetnike dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, tha ambasadori Dell.
Ambasadori amerikan është shprehur i bindur se populli i Kosovës dhe ai amerikan mund të jenë të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta. Ai ka përmendur pesë angazhime të përbashkëta, në të cilat Qeveria e Kosovës do ta ketë mbështetjen e Qeverisë amerikane.
“Unë i shoh 5 pika që duhet t’i përmbushim së bashku. Të vazhdojmë ndërtimin e institucioneve demokratike. Të sigurohemi që Kosova të mbetet shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë të marrin pjesë në procesin e ndërtimit të së ardhmes. Të krijojmë një qëndrueshmëri ekonomike për të ofruar prosperitet për qytetarët. Të punojmë bashkë në sundimin e ligjit dhe përfundimisht të punojmë me partnerët evropianë për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë ambasadori Dell.
Dua t’ju ndihmoj në arritjen e këtyre qëllimeve dhe jam i sigurt që së bashku do t’ia dalim, tha ai. /rel/start/