E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hyseni pret ambasadorin amerikan Kristofer Dell

Gjatë takimit ministri Hyseni dhe ambasadori Dell folën rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë, duke u ndalur po ashtu në procese të veçanta nëpër të cilat po kalon vendi. Ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe me punën e madhe për konsolidimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe shërbimit diplomatik të Kosovës në botë.

Nga ana e tij, ambasadori Dell i rikonfirmoi ministrit Hyseni qëndrimin e SHBA-së ndaj Kosovës si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj saj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›