Gjorgje Ivanov nuk ka ndërmend të vizitojë Kosovën
Ky fakt bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilat i referohen axhendës së tij për 100 ditët e para të marrjes së detyrës, ku nuk përmendet fare Kosova.
Nga vendet evropiane me peshë ai pritet të vizitojë Gjermaninë, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në SHBA, në muajin shtator.
Kosova nuk shfaqet në asnjë pikë të axhendës së Ivanovit, pavarësisht se ai i pati premtuar homologut Sejdiu se do ta vizitojë.