Dell: Strategjia për veriun, pikë kthese në historinë e Kosovës
shumë i mirë, por zbatimi në terren thuhet se do të jetë i vështirë. Për këtë thuhet se kontribuon distancimi i EULEX dhe KFOR nga strategjia, e cila ka për qëllim kthimin e kontrollit të autoriteteve të Prishtinës në veri. Ndërkohë, përfshirja e këtyre dy organizmave është edhe kërkesa që po e potencon prej disa kohësh qeveria e Kosovës, e cila hartoi strategjinë në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare. Në fjalën e tij, gjatë zhvillimit të konferencës së Klubit për politikë të jashtme, zëvendëskryeministri i Kosovës ka theksuar se strategjia për integrimin e pjesës veriore të Kosovës, do të fillojë të zbatohet shumë shpejt. Nga faktorët ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë, në veçanti nga EULEX dhe KFOR, kërkojmë angazhim për zbatueshmërinë e kësaj strategjie, ngaqë kjo strategji në asnjë pikë nuk tejkalon kompetencat e tyre apo nuk parasheh angazhime shtesë, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ndërkohë, në konferencën për këtë strategji, të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, sqaroi se zbatimi i strategjisë nuk është çështje e javëve, por e muajve dhe viteve. Ai vlerësoi se pas këtij vendimi, Serbia do të jetë me bashkëpunuese, ndërkohë që Beogradi shihet si një nga faktorët kryesorë në zbatimin e strategjisë. Beogradi, që nga viti 1999, financon strukturat paralele, të cilat kanë nën kontroll pothuaj tërë pjesën veriore të vendit. Një mbështetje e fuqishme për strategjinë erdhi nga ambasadori i SHBA në Prishtinë, Kristofer Dell. Ai është optimist se plani do të ketë sukses, pasi, siç tha, ai është i bazuar në dy dokumente që pranohen në masë të madhe nga të gjithë, Rezoluta 12 44 dhe Plani i Ahtisarit. Në një formë, mendoj se kjo qasje gjithëpërfshirëse është nënvlerësuar, sepse, në fakt, ajo paraqet një pikë kthese në historinë e Kosovës, sepse paradigmat e 10 apo 20 vjetëve të fundit janë lënë pas, për të nisur diçka të re. Qasja gjithëpërfshirëse hap perspektivë për bashkëpunim rajonal. Ndërsa, reagimet fillestare të Beogradit kanë qenë negative dhe në disa raste pothuajse histerike. Unë mendoj se me planin po i bëjmë një favor të madh Serbisë, sikurse edhe Kosovës, në zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe hapjen e një rruge për një të ardhme të re dhe bashkëpunuese, tha ambasadori Dell.