E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet paraprakePDK fiton në Drenoctë Malishevës

PRISHTINE- Në Drenoc të Malishevës, PDK-ja ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Nga numri i përgjithshëm i votuesve, prej 3080 sosh, dolën të votojnë 1120 votues ose 36.36 për qind e tyre.

Alush Krasniqi, menaxher i Qendrës së Votimit ka bërë të ditur se, pas numërimit të 1120 votave, 853 prej tyre kanë votuar për PDK-në, 101 për LDK-në, 52 për Vetëvendosjen, 32 për AAK-në, ndërsa 70 vota kanë qenë të pavlefshme përderisa pjesa tjetër ka shkuar te partitë e vogla

Rexhep Zogaj, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor, zgjedhjet i ka vlerësuar të qeta përkundër disa vërejtjeve të adresuara nga organizatat joqeveritare, kurse është shprehur se pret që një vlerësim të tillë ta japin edhe monitoruesit e këtyre zgjedhjeve. Lidhur me ankesat e partive politike, Zogaj ka thënë se në këtë institucion ka pas vetëm një ankesë nga PDK-ja që është e drejtuar kundër Avokatit të Popullit për të cilën ai është i njoftuar se është dorëzuar nga ky subjekt edhe në KQZ.
(m.a/zeri/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›