Kosovë, mbyllenrivotimet, pjesëmarrja40 për qind
PRISHTINE- Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në tri komunat e Kosovës: Drenas, Skenderaj dhe Deçan, ku të dielën pati përsëritje të procesit zgjedhor për shkak të parregullsive që ndodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.
Gjatë ditës u raportua për disa parregullsi që nuk ishin të përmasave të mëdha dhe nuk shkaktuar ndërprerjen e procesit të votimit. Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes në shumë qendra votimi është ndërprerë energjia elektrike. Votimi, sipas këtij rrjeti, ka vazhduar me qirinj, apo me ndihmën e baterive të policisë.
Demokracia në Veprim raportoi edhe për dhjetëra raste të votimit të dyfishtë të regjistruara kryesisht në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit. Është raportuar për më shumë se 400 raste të votimit familjar.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në rivotime ka qenë e kënaqshme. Ajo ka pohuar gjithashtu se procesi zgjedhor është mbajtur pa probleme.
Edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet kanë thënë se këto zgjedhje ishin më të mira se sa më 12 dhjetor.
Sipas KQZ-së, masiviteti i votuesve, në bazë të të dhënave deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 40 për qind e të regjistruarve në këto pesë komuna ku pati rivotim.
Policia e Kosovës njoftoi se nuk ka pasur ndonjë incident të regjistruar gjatë gjithë ditës së votimit.
(m.a/tg/BalkanWeb)