Dell dënon vendosjen e pllakës “Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi”

Ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell, ka dënuar vendosjen e pllakës me mbishkrimin “Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi”, duke e quajtur atë një veprim qyqar dhe në kundërshtim me vlerat demokratike të Kosovës së pavarur.
"Surrojtë janë miq të vjetër të Shteteve të Bashkuara, dhe ç’është më e rëndësishme, ata janë patriotë të vërtetë të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dhe mbështetur lirinë e shprehjes qysh moti; ajo është themel i çdo demokracie. Gjuha kërcënuese që ka për qëllim të frikësojë, apo të nxisë dhunë ndaj një individi apo kundërshtari politik, është e papranueshme. Tabela e vendosur sot në rrugën “Rexhep Luci”, e cila sulmon Surrojtë, është një veprim qyqar dhe në kundërshtim me vlerat demokratike të një Kosove të pavarur. Ne mirëpresim dhe mbështesim dënimin e saj nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës", thuhet në deklaratë e Ambasadorit Christopher Dell.