E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell prezanton kompjuterin ekologjik në miniaturë



Kompania e famshme Dell ka prezantuar me sukses në tregjet botërore, risinë e saj të fundit. Bëhet fjalë një kompjuter të emëruar “Studio Hybrid” dhe e veçanta e tij qëndron tek dimensionet tepër të vogla por edhe çmimi relativisht i arsyeshëm. Prodhuesi amerikan i kompjuterëve Dell me modelin e tij të ri “Hybrid Studio” ka planifikuar që me këtë prodhim të konkurrojë kompjuterin e famshëm në miniaturë “Apple Mac”. Emri Hybrid i është vënë si pasojë e “përkujdesjes” ndaj mjedisit, ashtu si edhe automjetet të cilët amerikanët i shohin si kontribut i madh në ruajtjen e mjedisit. Hybrid nga Dell në mënyrë perfekte ruan mjedisin me shpenzimin e ulët të energjisë në krahasim me deskopët tjerë mesatarë, konkretisht 70 për qind më pak sesa mesatarja e përgjithshme. Në të njëjtën kohë, kompjuteri shitet me një paketim të veçantë i cili nuk përmban materiale të cilat nuk janë të pranishme ekologjikisht dhe mund të riciklohet 95 për qind. Dimensionet e tij Studio Hybrid i ka të përafërta me laptopët. Për shkak të këtyre dimensioneve, veçoritë e këtij kompjuteri mund të krahasohen me ato të laptopëve, dhe jo me një desktop normal. Çmimi bazë i Hybrid kushton 499 dollarë amerikanë, mirëpo komponentët e shumtë si adaptori ËiFi, lexuesi Blu-ray, tastiera dhe mausi pa kabëll si dhe opsioni i TV tunner bëjnë që ai të paguhet me një çmim ekstra. Në krahasim me desktopët e lirë, “Studio Hybrid” nuk konsiderohet si një blerje e mirë edhe pse dimensionet e tij, dizajni dhe ruajtja ekologjike sigurisht që do t’u pëlqejnë të gjithëve.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›